A ndërhyn në drejtësi edhe Ambasadori Lu për interesa amerikane në Shqipëri?

Sot në media ka dalë një letër e ambasadorit amerikan Lu për një “hall” ekonomik amerikan në Shqiperi. Thuhet se ka ndërhyrë në Prokurori për të mbyllur një dosje hetimi. Nëse zoti Lu nuk e sqaron apo përgënjështron mbetet një skandal diplomatik dhe ndërhyrje në punët e drejtësisë.

Bëhet fjalë për një letër të një viti më parë, në të cilën Lu i shkruante Llallës pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Bankers. Kjo, duke qenë se banorët e zonës së Patos Marinzës ishin ankuar për disa shpërthime.

Letra është botuar sot nga gazeta Dita.

Letra:

Dear Mr.Llalla,

The U.S. government expresses its interest in the decision by the Fier Prosecution to pursue criminal charges against seven Bankers Petroleum employees (six of whom are international workers) over Patos-Marinze well incident. We expect that political motives and public pressure will not affect the prosecutorial decisions. The U.S. Embassy is watching this case closely with the expectation that the Albanian judicial system will act according to international standards of fairness, transparency and professionalism. Representatives of foreign companies that are considering investing in Albania will pay very close attention to this case and the message it sends abort fairness of judicial proceedings in Albania

Sincerely, Donald Lu.

Përkthimi shqip:

I dashur zoti Llalla, Qeveria e SHBA shpreh interesin e saj lidhur me vendimin e Prokurorisë së Fierit, për të nisur ndjekjen penale kundër shtatë punonjësve të Bankers Petroleum (gjashtë prej të cilëve janë punonjës të huaj), lidhur me incidentin e pusit të Patos-Marinzës. Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës. Ambasada e SHBA-së po e ndjek nga afër këtë çështje, me pritshmërinë që sistemi gjyqësor shqiptar të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit. Përfaqësues të kompanive të huaja që po shqyrtojë mundësinë e investimit në Shqipëri, do t’i kushtojnë vëmendje shumë të afërt kësaj çështjeje dhe mesazhit që ajo dërgon, mbi paanësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri.

Sinqerisht, Donald Lu

“Dita” shkruan se ambasadori amerikan ka ndërhyrë për të favorizuar Bankers, dhe për këtë arsye Prokuroria ka pushuar hetimet pas dy javësh. Gazeta përpiqet të tregojë se edhe po e bënë ndërkombëtarët reformën në drejtësi, do kemi të njëjtin produkt, pasi ata do të kujdesen për interesat e vendeve të tyre. “Le të mos fshihemi pas gishtit: Teksti i letrës konfidenciale që z.Lu i dërgon kryeprokurorit, (e ndaj së cilës ky i fundit lëshon pe pothuajse në çast, siç do shohim në një dokument të dytë më poshtë), është vërtet elegant e diplomatik, por me mesazhe të qarta e pa dykuptimësi: “Prokuroria shqiptare duhet të ndalojë hetimin penal ndaj kompanisë Bankers”.

Është fjala për një kompani që siç e dimë, ka vjelë miliona e dhjetra milionë në valutë, nga nëntoka e Shqipërisë. Që ka shtuar artificialisht shpenzimet për të mos paguar taksa. Që ka dëmtuar rregullisht pasuritë, plaçkën e katandinë, e më tej vetë jetën e shumë banorëve në zonat ku ka operuar. E ka bërë këtë me vetëdije, i ka mbyllur ankesat dhe akuzat me forcën e arrogancës dhe parasë, dhe…. atëherë kur një incident u bë aq i madh sa nuk mund të fshihej dhe drejtësia jonë topalle vendosi të veprojë, atëherë… Çfarë ndodh atëherë? Pikërisht flamurtari i reformës në drejtësi i harron të gjitha parimet që e kanë frymëzuar në aksionin e tij të shumëpërshëndetur. Po, po, të përshëndetur mbi të gjithë nga shqiptarët e thjeshtë, që janë të pafuqishëm përballë kësaj politike e kësaj drejtësie, dhe që duan një drejtësi të re, të vërtetë, realisht të barabartë për të gjithë. Por kjo letër tregon se drejtësia duhet të jetë pak më e barabartë për Bankersin sot, e kushedi për kë tjetër nesër”, shkruan kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano.

Kjo është një akuzë e rëndë ndaj ambasadorit amerikan Lu, i cili bërtet përditë kundër drejtësisë së korruptuar, porse kur flitet për interesat amerikane në Shqiperi e shkel ligjin, duke bërë presion me elegancë diplomatike.

Pyetje publike pas kësaj letre të botuar  është:A ndërhyn në drejtësi edhe Ambasadori Lu për interesa amerikane në Shqipëri?

Nuk mund ta besoj, porse letra me bën besimlëkundur! Ndaj e dua sqarimin e zotit Lu që të mos më vënitet si ambasador që ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Nëse letra është shkruar nga Lu që të mos hetohet ndaj një masakre që bëri ajo kompani e huaj dhe më pas Prokuroria i ka mbyllur hetimet duke dalë mbi interesat e banorëve të zonës dhe interesat e shtetit shqiptar, NUK MUND TE BESOJ ME AS ZOTIN LU.

S.P.

 

SHKARKO APP