A rrezikohet PD nga partia e re e Patozit? Basha: Do kemi kohë të flasim
Astrit Patozi, Ritvan Bode, Jozefina Topalli dhe të tjerë kanë paralajmëruar se mund të krijojnë një forcë të re politike duke u shkëputur zyrtarisht nga Partia Demokratike. Shumica e deputetëve dhe përfaqësuesve të PD të pyetur nga gazetarët shprehen se një zhvillim i tillë nuk i shërben PD. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë gjatë këtë zhvillim, duke u mjaftuar vetëm me shprehjen “do të kemi kohë…”. Deputetë si Edi Paloka thotë se kjo nuk është një temë e rëndësishme. Ndërsa Flamur Noka shprehet se një zhvillim i tillë nuk do të ishte i ri për historinë e PD. Sipas tij, PD ka parë shumë lëvizje që më pas janë kthyer sërish po në PD. Një tjetër këndvështrim kanë aleatë të veçantë të PD-së. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se PD duhet të tregohet me tolerante dhe të krijojë hapësira për të gjithë.
Pyetje: A është Partia Demokratike e rrezikuar nga partia e re që ka paralajmëruar zoti Astrit Patozi?
FLAMUR NOKA: Ka pa Partia Demokratike shumë lëvizje shumë. Shumë lëvizje, të gjithë janë rikthyer prapë në PD, kështu që mos u merrni me lëvizje.
EDI PLOKA: Nuk merrem me këtë, mendova se keni ndonjë pyetje më të rëndësishme.
DASHAMIR SHEHI: Unë uroj që të ketë lëvizje. Deri tani unë gjykoj që jemi në propozime politike. Unë çdo ngjarje që lëviz brenda hapësirës të së djathtës e konsideroj shenjë pozitive. Linja e kuqe është me palën tjetër. Shumë vite me radhë kemi bërë më shumë problem hallet që kemi midis nesh dhe rivalitetin sesa raportin që kemi me kundërshtarin.
TRITAN SHEHU: Unë kam dëgjuar diçka në media për këtë çështje, nuk di ndonjë gjë konkrete. Mendoj se PD është partie e madhe demokratike me hapësira për të gjithë për ata që dëshirojnë dhe ndjenjë vetën për të bashkëpunuar më të. Padyshim, dikush mund të ketë një problem por mendoj se midis nesh ka hapësira për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të qenë së bashku, pavarësisht je apo nuk je në Parlament, për të vijuar për të punuar së bashku në këtë forcë kaq të madhe dhe të vetmen forcë opozitare që ka Shqipëria. PD duhet të mendojë për t’u bashkuar, për të qenë së bashku dhe jo për t’u ndarë. Ndarjet edhe në eksperiencat e viteve të kaluara treguan që nuk patën sukses. Përkundër përfunduar me bashkime që na dhanë forcë.
FATMIR MEDIU: Mendoj se është e domosdoshme që opozita te bashkojë gjithë forcat dhe energjitë që ka. Padyshim që Basha në pozicionin e tij si kryetar i PD-së duhet të gjejë patjetër rrugët për të ofruar mundësitë që gjithsecili të bëhet pjesë e së djathtës. Çdo ndarje e së djathtës në segmente mendoj që do të kishte probleme dhe fraksionime që si shërbejnë qëllimit që ajo ka.
GRIDA DUMA: Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë…
RUDINA HAJDARI: Jetojmë në një demokraci kështu që është e drejta e tyre të formojnë një parti, por që kjo nuk besoj se do e dëmtojë PD-në për këtë të jeni të sigurtë.
LULZIM BASHA: Do kemi kohë, do kemi kohë….