Adriatik Dosti: Turp t’ju vijë që luajtët pa shpirt, pa zemër shqiptari! E jo për rezulatin, por për lojën inekzistente!
Nga Adriatik Dosti-
Ka nisur me një provokim të rëndë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve ndeshja në Pragë mes Çekisë e Shqipërisë e vlefshme për Uefa Nations League – Liga B – Grupi 1 teksa tifozet vendas kanë shpalosur flamurin e Serbisë në këtë ndeshje dhe kanë kryqezuar flamurin e Shqiperisë.
Dhe në vend që Shqiperia të kishte protestuar fort e të kishte abandonuar ndeshjen pranon të luajë kunder çekëve pro serbë, provokatorë … edhe pse zv.president i Uefa -s nuk është as serb e as çek por është shqiptari Armando Duka!
E kam parë për herë të parë Kombetaren e Shqiperise në ”Q.Stafa” në vitin 1965 në përballjen me Irlanden e Veriut e ku në përberje të saj ishte gjigandi britanik G.Best dhe 1-1, pra Irvine 58′ dhe Zhega 77′. Që prej 59 vjetesh si një nga ndjekesit me të rregullt te Kombetares shqiptare brenda e jashtë Shqiperisë kurren e kurrës nuk e kam parë kombetaren e vendit tim me dobët se sa sot në ndeshjen e radhes per Uefa – Nations League ne Ligen B- Grupi 1 në Epet Arena në Pragë kunder Çekisë.
Nuk me shqeteson rezultati i ndeshjes sepse në fushë të çekeve është normale dhe e pranueshme që edhe mund të humbasësh.
Por me shqetëson, madje fort që Shqiperia ishte inegzistente në këtë ndeshje, loja e paraqitja e saj skandaloze në të gjitha drejtimet, Zero skuader, zero futboll i luajtur, zero sedër, zero profesionalizem, zero grintë e ndjenjë kombetare, zero gjak shqiptari!
Psojme një gol skandaloz ende pa nisur mirë ndeshja ku për çekët shënon Chory që në te 3′ minutë dhe që nga ky moment ne jemi vetëm figurantë e kllounë futbolli në fushen e lojes dhe asgjë me tepër.
As vizion, as koncept, as mbrojtje, as portier, as mesfushë e sigurisht as edhe sulm, asnjë sulm e asnjë goditje në porten e çekëve.
E gjithe loja skandaloze e Shqiperisë në Pragë mund të përmblidhet në një gjuajtje te Bajramit në pjesen e parë e në një rast ideal goli të humbur Amatorisht prej Asanit në pjesen e dytë, sikurse e njejtë edhe në fillim të pjesës së dytë, po prej tij. Kaq e asgjë me tepër.
Golin i dyte i çekëve në të 63 ‘ po me te njejtin autor, na nxjerr zbuluar fare sa në portë, po aq edhe në mbrojtje.
Zëvendësimet e bëra nuk sollen absolutisht asgje në vazhdim te ndeshjes për skuadren tonë, ndaj dhe fitorja e çekëve ishte më se e merituar dhe humbja jonë nuk ka asnje lloj justifikimi përpos që bën goxha me faj trajnerin tonë Sylvinjo, por edhe krejt lojtarët pa gjak të Shqipërisë në këtë ndeshje.
Dhe është sa neveritese, po aq edhe fyese vertet kur përpara ndeshjes degjon te ligjerojë si bilbil – gjyzar brazilianin Sylvinjo që të mbyt me ”oratorine ” e tij tashme karagjoze…
Ishte një Shqiperi turperuese, për tu harruar, por edhe për tu gjykuar madje ashpër, jo për rezultarin, por për lojen mizerabel që bëri, duke kontestuar te parin Sylvinjon e pastaj edhe produktin e tij.
Turp t’u vijë !
A.R.D