Agim Zeqo: Do përballem me UEFA në gjykatë. Lojë politike dhe pisllëku
Krejt kupola e klubit të futbollit “Skenderbeu” nën sulm. Shkak u bë UEFA. Ish –presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, deklaron se sulmet e ditëve të fundit ndaj ekipit korçar janë përpjekje e grupeve të caktuara që kërkojnë të përfitojnë financiarisht duke dëmtuar atë personalisht apo edhe ekipin. Zeqo thotë se këto grupe po përdorin letra anonime apo edhe ndonjë lidhje miqësore që kanë me UEFA –n. Sipas tij, dalja e raportit të UEFA në media, në një kohë kur ai duhet të ishte konfidencial, konfirmon faktin se sulmi ka qëllime të tjera, larg sportit. Zeqo thotë se sulmi bëhet më i pabesueshëm kur ai vjen nga të akuzuar për korrupsion dhe pa kredibilitet, sic i quan ai drejtues të UEFA –s.
Ai paralajmëron se do të përballet me ta në gjykatë. Përballje vështirë, por jo e pamundur.
Reagimi i plotë i ish –presidentit të Skënderbeut
Te dashur “Ujqerit e Dëborës” dhe dashamires te ekipit te futbollit te Skenderbeut.
Pas rreth 2 vjet e gjysmë perpjekjesh dhe suksesi te perbashket me ekipin tone te zemres kisha vendosur te komunikoja me ju vetem neper shkallet e stadiumeve dhe jo nepermjet mediave. Por sulmet e diteve te fundit kunder Skenderbeut , sukseseve dhe rekordeve te tij per kampionatin tone ma bejne te domosdoshme nje sqarim per ju. Nepermjet kesaj deklarate dua t’ju siguroj ju se cdo sukses qe kam aritur ne jeten time, inkluduar dhe sukseset me ekipin e futbollit te Skenderbeut, kane qene frut i perpjekjeve dhe deshires se madhe per te qene fitues kudo. Asnjehere ne jeten time nuk kam qene fallco apo te jem shtirur. Dua t’ju siguroj Ju se brohoritjet dhe duartrokitjet e sinqerta te Juajat per ekipin e Skenderbeut ASNJEHERE te vetme per sa kohe une kam qene President i Klubit nuk kane qene per dicka jo te vertete. Ekipit, ju ia keni dhene me zemer dhe ai i ka merituar 100%.
Besoj dhe mendoj shume qe dhe mbas largimit tim dhe deri me sot kane qene te tilla. Natyrisht i takon Presidentit Takaj te shpjegohet me shume per kete periudhe. Sulmet e diteve te fundit ne bashkarisht duhet t’i marim vetem si nje perpjekje te disa grupeve te caktuara, te cilat nepermjet letrave anonime apo ndonje lidhjeve te tyre miqesore ne institucionin e UEFA kane menduar se do perfitojne financiarisht apo demtojne figuren time dhe imazhin e ekipit te Skenderbeut.
Raportin e UEFA per Skenderbeun u detyrova ta lexoj keto dite. Ai, sipas rregullave te vete UEFA duhet te ishte konfidencial. Dalja e tij ne media rikonfirmon edhe njehere opinionin tim per gjithe kete situate. Dikur institucioni i UEFA per te gjithe ne besoj se ka qene nje bashkim i vlerave te perbashketa te te gjithe antareve te saj, por mbas ngjarjeve te 2 viteve te fundit ku Presidenti dhe nje pjese e mire e drejtuesve te saj jane akuzuar per korupsion dhe sidomos qendrimi i saj i pa precedent pas ndeshjes se Kombetares sone ne Beograd ne syte e mi, por jo vetem UEFA ka humbur totalisht besimin dhe kredibilitetin. Me duket qesharake te te akuzoje nje i akuzuar.
Per te respektuar punen mundin dhe perpjekjet e mia dhe natyrisht dhe emocionet dhe brohoritjet tuaja ne shkallet e stadiumeve une po ju informoj sot se do perballem me ta perpara drejtesise. Ne ate gjykate ku ata kane dhe seline e tyre per te nxjere ne shesh te verteten. Uroj qe kete vit ekipi i Skenderbeut ne fushen e lojes, “Ujqerit e Debores” ne shkallet e stadiumeve dhe Qyteti i mrekullueshem i Korces me mikpritjen e tij me shume se kurdo here tjeter te tregojne vlerat e tyre dhe te bejne te gjithe ata qe u perpoqen t’i prishin imazhin t’u vije Turp.
Ju pershendes te gjitheve dhe uroj te dilni perseri KAMPION.