Agron Gjekmarkaj akuzon Pjerin Ndreun: “Po nuk votuat PS, nuk ua pastrojmë kanalet”!
Nga Agron Gjekmarkaj-
Qasja diskriminuese e institucioneve lokale e qëndrore ndaj qytetarëve të Lezhës varësisht nga bindjet e tyre politike është skandaloze. Përveçse e dënueshme ligjërisht, kjo tregon degradimin e bashkëjetesës demokratike ndërmjet të ndryshme në vendin tonë, ku atij që mendon a voton ndryshe prej nesh, nuk i ofrohen as shërbimet më minimale që i takojnë si qytetar e taksapagues. Ndërsa dënoj me forcë këtë sjellje të institucioneve lokale dhe qëndrore në Bashkinë Lezhë, i garantoj jo vetëm demokratët, por të gjithë qytetarët e Lezhës se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë e barabartë sot në mbrojtjen e interesit publik dhe nesër në shërbimin e tyre.