Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së. Kërkohet edhe dorëheqja e Flamur Nokës…

Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike, pikërisht kryetarit të saj, Sali Berisha, por ky i fundit nuk ia ka pranuar.

Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, ka qenë një gabim, dhe në këtë kuadër i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.

”Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, tha Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkim faljeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të vertetë Agron Gjekmarkaj njihet si intelektual katolik me parime europiane dhe se prezenca e tij ka rregulluar disi imazhin e PD në Perëndim pas nongratës së Berishës nga SHBA e Britania e Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se po kërkohet edhe dorëheqja e Flamur Nokës si sekretar i Përgjithshëm i PD.

Nga ana tjetër demokrat 24 karatsh, Bislim Ahmetaj ka treguar disa detaje nga deklarata e tij në Kryesinë e Partisë Demokratike që u mbajt këtë të shtunë.

Ndër të tjera ai tha: “E përshendes dhe e vlerësoj me shumë respekt afrimin e dorëheqjes së zotit Gjekmarkaj, këtë veprim duhet ta kryej edhe Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar, për shkak të organizimit krejtësisht të ç’organizuar dhe anarkisë që është krijuar në lidershipin e PD-së prej muajsh.

Njëra prej arësyeve se pse ata duhet të japin dorëheqje ështe edhe dhënja e firmave “pa doganë” për një zog të rritur në stabilimentin e Xhorxh Sorosit.

Është e papranueshme që grupi parlamentar i PD-së të shërbej si “fermë surrogacie” për të prodhuar drejtues të institucioneve të pavaruara nga ferma e Sorosit me votat e deputetëve demokrat.

Ky nuk ishte një gabim, ky është një faj dhe fajet ndëshkohen, nuk shërohen me ndjesa fb-je.

Doktor ju me dashje, apo pa dashje i keni fut në të njëjtin thes si mercenarët edhe misionarët. Ai që ishte mercenar dje është shndërruar në misionar sot dhe anasjelltas…

…Për ti dhanë zë, fuqi dhe besim protestave, duhet sa më shpejt të jetë e mundur të thërrasim Këshillin Kombëtar, i cili ka tagrin të marrë vendimin për drejtimin që duhet të marrë Partia Demokratike. Që të jemi të besueshëm para Këshillit Kombëtar duhet t’i shkojmë atyre me dorëheqjen e Sekretarit i Përgjithshëm dhe Kryetarit të grupit Parlamentar si dhe atë të z. Agron Gjekmarkaj i cili lirisht dhe me vullnet të lirë ja afroj kryesisë…”, shkruan Bislim Ahmetaj”- ka thënë Bislim Ahmetaj.

Pas kësaj fjale asnjeri nuk ka guxuar ta kundërshtojë dhjetoristin Ahmetaj.

Ndërkohë Flamur Noka ka refuzuar kategorikisht dorëheqjen dhe tha prerë se “Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë”, pra la të kuptojë se ata që e kërkojnë që ai të ikë nga numri dy në PD punojnë për Edi Ramën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?