Agron Gjekmarkaj: Nuk ka pse Berisha të jap dorëheqjen!

Interesante mbetet se në PD asnjë nuk kërkon analizë se pse humbën kaq thellë, me keq se sa në vitin 2021 me Lul Bashën.

Në një intervistë për Top Channel, Agron Gjekmarkaj thekson se Sali Berisha nuk ka arsye të japë dorëheqjen sepse sipas tij ai ai u përball me një farsë dhe se dha maksimunin e tij.

“Mendoj se Shqipëria pësoi një humbje. Standardet demokratike pësuan një humbje. PD luftoi që kjo mos të ndodhë që Shqipëria të ndryshojë. Sali Berisha nuk ka arsye të japë dorëheqje për sa i përket kushteve në të cilat gjendet vendi sepse ai u përball me një farsë sepse ai dha maksimumin e tij. PD bëri gjithçka. Tani është radha edhe shoqëria të bëjë pjesën e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëheqjen e Berishës e kërkojnë socialistët. Nuk e kërkojnë demokratët. E kërkojnë njerëz pranë qeverisë. Nuk e kërkon shoqëria. Kështu që Sali Berisha është në të drejtën e tij të udhëheq opozitën dhe mendoj do ta bëjë mirë këtë punë””, thotë Gjekmarkaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mendoj se është një e drejtë e gjithsecilit të kërkojë transparencë. Transparenca mund të shoqërohet me debate është gjëja më normale. PD është parti e debatit e hapësirës. Është pjesë e të drejtave të gjithsecilit dhe i përdor të drejtat e veta siç mendon është më mirë sepse kulti shenjtërisë së individit në PD është shumë i fortë”, shton ai.

Dikur antiberishët kritikonin Berishën ndërsa tani që siguruan një mandat deputeti prej kreut demokrat, ndonëse janë në opozitë pambarim, asnjë nuk flet. Të gjithë ndjehen mirë. Edhe Berisha se nuk ka më revolta apo kritika nga brenda PD.

E verteta nëse nuk futeshin në listën e sigurtë nga Berisha asnjë prej tyre nuk fitonte, aqsa fitoi Basha me 11 maj!

Prandaj Berisha “qeveris” i qetë në opozitë, kurse Edi Rama drejton vendin edhe për 4 vjet të tjera.

Rama i lumtur, Berisha i qetë, antiberishët të gëzuar, kurse demokratët e thjeshtë në varferi e pa rrugëdalje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?