Agron Gjekmarkaj: Rritja e siguracioneve të makinave me 30 % shkon në xhepin e 5 biznesmenëve

Deputeti dhe nënkryetar i parlamentit Agron Gjekmarkaj ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rritjen e çmimit të siguracioneve të automjeteve në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një “vjedhje publike” ndaj qytetarëve.

Sipas tij, një vendim i tillë godet drejtpërdrejt shumicën e familjeve shqiptare, duke prekur kursimet dhe buxhetin e çdo pronari automjeti. Ai thekson se rritja deri në 30% e këtyre primeve është një “grabitje e pastër”, e pajustifikuar ekonomikisht, veçanërisht në një kohë kur fuqia blerëse e qytetarëve është në rënie dhe kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht. Deputeti Gjekmarkaj kërkon anulimin urgjent të këtij vendimi “antipopullor”, duke e quajtur atë një formë “arrogante korrupsioni”.

Përveç kësaj problematike, Gjekmarkaj ka vënë në dukje edhe situatën e rënduar të trafikut dhe mirëmbajtjes së rrugëve në vend. Ai thekson se Shqipëria është e bllokuar nga veriu në jug, me rrugë të pamirëmbajtura që nuk plotësojnë standardet e sigurisë. Si shembull, ai përmend Rrugën e Kombit, e cila u kthye në një kurth për udhëtarët për shkak të mungesës së ndërhyrjes shtetërore në kushte të motit të keq. Një tjetër rast flagrant ishte rruga nga Ura e Bustricës në Elbasan, ku ngrica la qytetarët të bllokuar për orë të tëra, si dhe gjendja e vështirë në rrugët e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidentet e shumta, shpesh me pasoja fatale, dëshmojnë për një mungesë totale të pranisë shtetërore, indiferencë dhe mungesë të Policisë së Shtetit në terren. Këtyre problemeve u shtohen ndërprerjet e energjisë elektrike në qytete dhe fshatra, madje edhe gjatë natës së Vitit të Ri në disa zona të Tiranës, si dhe mungesa e ujit për ditë të tëra në Vlorë. Kjo pasqyron një qeveri dhe shtet që, sipas Gjekmarkajt, nuk u shërben qytetarëve, por vetëm klientelës së saj politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ishte e çmimit të siguracionit të mainave i shërben vetëm pesë kompanive të sigurimit në vend, duke iu rritur fitimet atyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?