Agron Shehaj: “Dua të bëhem kryeministër”. Qeshin në studio, Salvador Kaçaj i thotë që “jep dorëheqjen sonte nga partia jote”

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin “Log.” në News 24, ku u shpreh hapur për ambicien e tij për të qenë në krye të qeverisë shqiptare duke shkaktuar të qeshura në studio.

Agron Shehaj tha: “Partia Mundësia synon që të rrisë votat. Unë dua të bëhem kryeministër. Kur krijon një parti politike, dhe ke një rrugë të vështirë, normalisht që synon që në të ardhmen synon që të jesh kryetar i qeverisë. Partia Mundësia ka si qëllim t’ju japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar. Nëse do jem unë kryeministër a Erald Kapri, a Barbara Doda a ndonjë politikan i ri, këtë nuk e di, por ne duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar”.

Por në studio ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Salvador Kaçaj iu drejtua Agron Shehajt se ” jep sonte, direkt, dorëheqjen nga ajo partizë që ke ba, e hajde në PD se të pranojmë”. Kaçaj njihet si demokrat por mbi të gjitha si legjendë e kombëtares së futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?