Aktori i “Portokallisë” Florjan Binaj reagon ashpër për vendimin për prishjen e Teatrit: Turp! Është një pasuri

Vendimi i Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit ka sjellë jo pak reagime nga ana e artistëve. Florjan Binaj, aktori i njohur i “Portokallisë” e ka ngritur si shqetësim këtë çështje, teksa ka kërkuar që të ndërtohet një teatër i ri, dhe godina ekzistuese të ruhet.

“Ndërto një teatër të ri, pa prishur të vjetrin”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram. Një propozim si i Florit, që e kemi parë si ide edhe nga disa artistë, nuk janë marrë parasysh nga Bashkia.

Me zbardhjen e vendimit, Binaj ka publikuar një pjesë të dokumentit të nënshkruar nga Këshilli Bashkiak. Ai ka nënvizuar pjesën ku Teatri cilësohet si “pasuri”. “E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është pasuri. As popujt e pasur nuk prishin pasuritë! Turp!”, ka shtuar më tej Flori, ndërsa ka hedhur akuza dhe në drejtim të qeverisë, që sipas tij është e pavotuar nga populli.

SHKARKO APP