Akuza e fortë: Kandidatët për KLP dhe KLGJ, njerëz politikë, sigurimsa dhe të dënuar

Partia Demokratike hodhi sot akuza të forta ndaj procesit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Në një deklaratë për mediat, deputetët e PD, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi, theksuar rëndësinë e një procesi të pastër, në mënyrë që të mos kapet drejtësia. Sipas tyre, procesi i djeshëm për KLGJ dhe KLP ka treguar se deri më tani ka qenë një proces i korruptuar.
Bylykbashi tha se “moskapja e sistemit të drejtësisë është me rëndësi për shqiptarët”. “Kandidaturat në pjesën dërmuese janë në kundërshtim me procedurat dhe ligjet. Pjesa më e madhe e tyre kanë marrë vlerësim negativ nga ONM. Por kandidatët për KLGJ dhe KLP janë të kontrolluar nga Rama. Dje u vërtetua se në këtë proces janë vendosur filtra, për të përzgjedhur kandidaturat që i interesojnë Ramës. Ndaj themi së procesi i KLGJ dhe KLP është i delegjitimuar”, tha Bylykbashi.

Gazmend Bardhi tha se mes kandidatëve ka persona të dënuar, ka njerëz politikë dhe të tjerë që nuk plotësojnë kriteret formale.

Konkretisht, sipas PD, kandidati për KLGJ nga shoqëria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklarate ku deklaron se nuk ka qene i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale.

“Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme”,- tha Gazemend Bardhi.

Sipas PD, po ashtu kandidati Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidateve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatet. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën.

Bradhi tha se ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qënë i përfshirë në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon.

Një tjetër e dhënë e PD ka ishte ajo për kandidatin Kozma Jano. Sipas Gazmend Bardhit, “Kozma Jano nga radhët e avokatëve, nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Telefoni.” Kozma Jano ka qënë kryetar i Partiëe Komuniste dega Lushnjë dhe ne 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokalë në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ”,- tha Gazemend Bardhi.

Po ashtu, kandidati Alfred Balla ne rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në shoqërinë civile në 5 vitet e fundit. “Platforma e këtij kandidati është plagjiature e një kandidati tjetër. (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur per te qene kandidat”,- deklaroi sot PD.

Të gjitha këto akuza kanë brenda tyre fakte skandaloze që vënë në pikëpyetje gjithë procesin e reformës në drejtësi. Për dënimet penal, ish-bashkëpuntorët e sigurimit etj, të dhënat mund të merreshin kollaj në in institucione. Fakti është që këto të dhëna janë fshehur qëllimisht.

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË TË GJYQËSORIT

Nga radhët e Avokatisë: Arben Vani, Sokol Lamaj

Nga radhët e pedagogëve: Erion Muharremaj, Ilir Panda

Nga radhët e shoqërisë civile: Altin Hazizaj

KANDIDATËT  PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Nga radhët e Avokatisë: Kozma Jano, Floreta Gjini

Nga radhët e pedagogeve: Eneida Sema, Mirela Bogdani

Nga radhët e shoqërisë civile: Alfred Balla

SHKARKO APP