Akuza e një vajze:Pub-et vend seksi apo vend pune? Policia po heton

Pub-et e natës janë vënë shënjëstren e policisë, pasi një balerinë nate denoncoi se çfarë bëhet realisht në këto pub-e. E vështirë të besosh se vajzat që punojnë balerina në pub-et e Tiranës nuk ushtrojnë edhe profesionin e punonjëses së seksit. Nëse ka nga ata që ende nuk e besojnë këtë, mjafton të lexojnë këto mesazhe që flasin qartë sesi lidhen me klientët këto vajza dhe si shfrytëzohen nga pronarët e pub-eve njofton JOQ.

Njëra prej këtyre vajzave, emrin e të cilës e kemi lënë anonim, për të mos i rrezikuar jetën, i ka rrëfyer dikujt tjetër, ku dhe ka kërkuar punë, se në klubin ku punon, nuk është balerinë siç e dinë njerëzit, por punonjëse seksi. Ajo thotë se merr 20-70 euro klientit dhe këtë punë e kryen dy herë në javë dhe rri me ta për rreth 2 orë, ndërsa shfrytëzon si ambient hotelin sipër klubit.

“Jam habitur me këto klube nate që i përdorin gocat për qëllime të tjera, jo për balerina. Sot kam qenë tu fol me një gocë që kërkonte punë si balerinë sepse donte të ikte që aty se i shisnin. Ju lutem publikojeni anonim dhe pa foto për të mbrojtur shumë goca që rrezikohen. Për çfarë i përdorin gocat këta vallë”, është ky mesazhi i vajzës që denoncon këtë shfrytëzim që iu bëhet shumë femrave në Tiranë që punojnë balerina.

Pas kësaj policia kriminale ka filluar punën për dokumentimin e këtyre veprave penale dhe arrestimin e pronarëve të pub-ve në fjalë. Mësohet se policia po infiltron agjente në këto pub-e për ti kapur mat dhe arrestuar në flagrancë.

SHKARKO APP