Akuzat për trafikantin. Salianji publikon listën e udhëtimeve të Ballës

Pas replikave në deklarata për shtyp dhe rrjete sociale, deputeti i PD-së Edvin Salianji ka publikuar listën e udhëtimeve të Sekretarit të PS, Taulant Balla me personin e dënuar në Itali Edmond Bego.

Deputeti demokrat ka listuar 14 data dhe orare udhëtimesh që sipas tij tregojnë për vizitat jashtë shtetit të deputetit socialist.

“Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER! S’na the gjë, po me trafikantin e dënuar te drogës Edmond Bego, pse ke udhëtuar 25 herë jashtë vendit? Të fala Departamentit të Shpifsave në PS!”,- deklaroi Salianji.

Më herët, socialisti Taunalt Balla deklaroi se akuzat e reja nga PD në adresë të tij do të paditen në gjykatë si shpifje. ”Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë”,-shkruan Balla në facebook.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Lidhjet me krimin nuk i fshihni dot me fotomontazh! Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa s’ka department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!

E meqenëse tashmë jeni faktuar si mashtrues, që përdorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?

07.09.2013, ora 11.54

08.12.2014, ora 12.23

26.12.2014, ora 08.54

26.12.2014, ora 16.31

28.11.2016, ora 21.18

10.10.2016, ora 23.39

06.09.2016, ora 13.12

28.11.2016, ora 10.34

10.10.2016, ora 06.36

23.10.2017, ora 12.42

24.10.2017, ora 22.25

19.03.2018, ora 17.42

20.03.2018, ora 18.07

26.04.2018, ora 17.43

Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!

S’na the gj po me trafikantin e dënuar te drogës Edmond Bego, pse ke udhëtuar 25 herë jashtë vendit?

Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!

SHKARKO APP