Alarm i kuq për Shkodrën. Nesër priten përmbytje të mëdha. Ushtria në gadishmeri

Shiu i rrëmbyer, por sidomos shkrirja e mënjëhershme e borës nga ngritja e temperaturave po sjellë rrezik të madh në zonën e qarkut të Shkodrës. Alarmit jepet për ditën e nesërme pasi për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës .

Të mos harrojmë se para disa ditëve sasia e borës në zonat e Veriut (pjesa pëllgmbajtëse e ujërave të hidrocentralëve) ishte mjaft e madhe .

Nga llogaritjet hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Janë mobilizuar forcat e ushtrisë si dhe helikopterët për ditën e nesërme.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit. Sot (e mërkurë, dt.07) dhe në vazhdim përgjatë datave 8 dhe 9 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen ditën e Enjte, 8 Mars 2018. Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Pjesa tjetër e territorit parashikohet me ulje të rrezikut nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

 

 

SHKARKO APP