Albana Vokshi: Ka fituar Sali Berisha si kryetar i PD!

Albana Vokshi si kryetare e Komisionit të Votimit të sotëm për kryetar të PD, deklaroi nga Selia Blu se nga 40 mijë votues Berisha ka marrë mbi 37 mijë vota.

Sipas kryetares së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, Sali Berisha është konfirmuar në detyrë me 37341

Shifrat paraprake:

Swiss Digital Desktop Reklama

Votues në total 39441

Swiss Digital Mobile Reklama

Vota te vlefshme 38902

Vota te pavlefshme 539

Vota pro 37341

Vota kundër 1055

Vota abstenim 506

Pra Berisha rizgjidhet kryetar i PD.

Pas deklaratës së Albana Vokshit ka dalë Sali Berisha në deklaratë shtypi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët pas rikonfirmimit në referendumin e demokratëve, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehi një mirënjohje të veçantë për ata që votuan ndryshe.

‘Jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik.

Shumë mirënjohje për ata qindra e qindra komisionerë në të katër anët e vendit, të cilët organizuan këtë proces shembullor në të gjitha degët e PD të Shqipëris.’ tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta.

Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate e demokratë, që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv në krye të Partisë Demokratike.

Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ata që votuan ndryshe.

I garantoj se vota e tyre ndryshe, apo kundër abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më të mirë atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër ose abstenuan.

Jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik.

Shumë mirënjohje për ata qindra e qindra komisionerë në të katër anët e vendit, të cilët organizuan këtë proces shembullor në të gjitha degët e PD të Shqipërisë.

Falënderim të përzemërt për kryetarët, udhëheqësit politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve në mbarë vendin, kryesitë dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?