Aldo Bumçi, protestuesve: Rrethoni Kryeministrinë! Nuk ka rrugë tjetër
Banorët e zonës së Shkozës në Tiranë kanë dalë pasditen e sotme në protestë kundër shembjes së banesave të tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për pronat që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Në krah të banorëve janë dhe deputetë të opozitës, të cilët mbështesin kërkesat e tyre.
Deputeti i PD, Aldo Bumçi tha se banorët nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë nga shteti i tyre duke i hedhur në rrugë dhe duke mos u njohur as edhe një të drejtë.
Duke mbështetur protestat e banorëve në Shkozë, “Astir”, Bregu i Lumit dhe zona të tjera, deputeti i PD tha se qytetarët duhet të reagojnë pa humbur më kohë.
Deputeti demokrat deklaroi se zgjidhja e problemeve që kanë qytetarët është protestojnë para Kryeministrisë. “Nuk ka zgjidhje nëse nuk mblidhen protestuesit pranë kryeministrisë. Ta largojnë atë njeri që po sillet si pushtues. S’ka rrugë tjetër”,- deklaroi Bumçi.
Deputeti demokrat shtoi se qeveria nuk u ka lënë rrugë tjetër qytetarëve, veç protestave masive dhe reagimit qytetar.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/490321874707496/