Aleksandër Biberaj: Turp i madh, Presidenti Thaçi hyn ilegalisht në Shqipëri dhe pas një ore kthehet ilegalisht në Kosovë

Nga Aleksandër Biberaj-

Turp i madh, Presidenti Thaçi hyn ilegalisht në Shqipëri dhe pas një ore kthehet ilegalisht në Kosovë

Të dashur miq,
Siç është bërë tashmë e njohur nga Policia e Kosovë, mbrëmë rreth orës 18:00 Presidenti i Kosovës Hashim Thaci (edhe i operuar) ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar duke shkelur protokollin e shtetit, por edhe rregullat e qarkullimit në kushtet e pandemisë. Ai ka qendruar për rreth një orë në territorin shqiptar dhe është kthyer në Kosovë si shoqerues i pasagjerit ilegal në makinen e tij me xhama të zinj, ish-Presidentin Behxhet Pacolli duke u bërë bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë në vepren penale të kalimit të paligjshem të kufirit nga ana e Behxhet Pacollit.
Imagjinoni të dashur miq se sa poshtë ka rënë autoriteti i drejtuesit të shtetit të Kosoves, i cili fut në mënyrë të paligjeshme/ilegalisht në Kosovë Behxhet Pacollin me qellim që të ai votojë qeverinë e jashtëligjeshme dhe anti-kushtetuese të Hashim Thacit.
Zoti e ruajtë Kosovën dhe popullin e Kosovës nga këta njerëz që s’pyesin për asnjë lloj kushtetute, ligji, rregulli etike apo morali!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?