Sabotimi i protestës së 7 korrikut/Enkelejd Alibeaj: Berisha të protestojë për non gratat e PS
Enkelejd Alibeaj ka dalë hapur kundër protestës së 7 korrikut. Pra edhe Lulzim Basha nuk është me këtë protestë.
Me sa duket sabotimi po vjen nga brenda PD për 7 korrikun. Mbetet të shikohet nëse demokratët do të vijnë me 7 korrik apo do të vazhdojë përçarja e PD-së.
Alibeaj u shpreh se Berisha duhet të protestojë për non gratat e PS.
Në një prononcim për mediat paraditen e sotme, ai theksoi se ka protestuar në çdo moment dhe do të vazhdojë të protestojë, por sipas tij Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë.
Demokrati Alibeaj thotë se protesta duhet të nisë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta dhe më pas në shesh.
“Unë protestoj sot, kam protestuar dje. Berisha te protestojë për non gratat e PS. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu, pa frikë. Unë do të protestoj në çdo rast. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë. Isha i drejtpërdrejtë.
Nuk është ai shpresa e njerëzve”-tha Alibeaj.
https://kohajone.com/reagime-te-forta-ndaj-deklarates-se-enkelejd-alibeajt-kunder-protestes-se-7-korrikut/