Alibeaj: Berisha e shiti ndeshjen, PD të mos ankohet për zgjedhjet. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën

Enkelejd Alibeaj i cili nuk e fitoi mandatin e deputetit, thotë se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj. Për të ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të Diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.

”PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë Ramës edhe votën e diasporës.

Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Por Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate, por rrezikon institucionet e pavarura.

Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj në A2 CNN. Me tej Alubeaj theksoi se Berisha doli i fituar pasi ruan bizneset e familjes të cilat nuk ia prek kryeministri Rama.

SHKARKO APP