AMA një institucion shtetror apo familjaro-politik? Hesht edhe OSBE

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bllokuar dhënien e licensës për Top Channel, Digitalb dhe TV Klan.

“Ditën e hënë, më datë 01.02.2016, u zhvillua mbledhja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë:

z.Gentian Sala Kryetar z.Sami Nezaj Zëvëndëskryetar z.Gledis Gjipali Anëtar z.Piro Misha Anëtar zj.Suela Musta Anëtar z.Zylyftar Bregu Anëtar

Në rend dite të kësaj mbledhje ishte projektvendimi ”Mbi aplikimin e shoqërive “Top Channel” sh.a., ”Tv Klan” sh.a., “Digitalb” sh.a. dhe “Supersport” sh.a.” për marrje licence private kombëtare transmetimi audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest.

AMA, vendosi mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audiviviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest, pasi nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota. Bazuar në nenin 19, pika 1/b të ligjit 97/2013, ku AMA lëshon dhe heq licencat me shumicë të cilësuar.

Dy prej anëtarëve, përkatësisht z. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, periudhë e cila është e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013. Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015”, thuhet në një njoftim të AMA-s.

Top Channel e ka quajtur këtë një vendim politik, pasi dy prej anëtarëve të AMA-s që kanë votuar kundër, janë zgjedhur nga PD-ja, njofton sot lapsi.al i Shkullak-Bushatit.

Por AMA a kontrollon ligjin për mediat elektronike se si zbatohet ligji, pasi nuk lejohet që një pjestar të ketë me shumë se 40 përqind të aksioneve në një radiotelevizion kombetar si dhe nuk lejohet deri në brezin e dytë të ketë aksioner nga e njëjta  familje. Apo AMA merr rryshfet që të hesht?

Në ditët në vijim do të nxjerrim si e zbaton AMA ligjin në fjalë se pse e kanë emëruar kreun e AMA-s. Në një editorial newsbomb.al te Anila Bashes ,theksohej se AMA është kthyer në një institucion familjar se sa shtetror. Porse pse hesht edhe OSBE në Tiranë e cila është angazhuar fort  në këtë proces të formulimit të ligjit për median elektronike private e publike? I kanë korruptuar edhe te OSBE? Apo ambasadori i OSBE mjaftohet të dalë në median e tyre dhe nuk e ngre zërin për shkeljen mafioze të ligjit?

SHKARKO APP