Ambasada amerikane kundër ndryshimeve kushtetuese: Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit siç është

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku mazhoranca me në krye Edi Ramën ra dakord për ndryshimet kushtetuese të propozuar nga deputetët e opozitës parlamentare.

Gazetari i Top channel Muhamed Veliu, përmes postës elektronike, pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve parazgjedhore dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet siç është”, ishte përgjigja e prerë nga ambasada amerikane.

Megjithëse pyetja ishte specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 qershorit.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 qershorit do të thotë se dakordësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, nuk ka miratimin e amerikanëve.

SHKARKO APP