Ambasada e SHBA: Basha po bllokon reformën. Deputetët të votojnë

Ambasada e SHBA ka reaguar sot pas bllokimit të konsensusit nga partitë politike për reformën në drejtësi.

Në një deklaratë bërë për emisionin e gazetares Ilva Tare, ambasada e SHBA ka bërë përgjegjës direkt kreun e PD-së, Lulzim Basha për dështimin e konsensusit.

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për herë të parë për reformën në drejtësi. Me anë një deklarate ajo konfirmon lajmet se reforma në drejtësi është bllokuar sërish.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik” – thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Në reagimin e SHBA-ve nuk thuhet se cila ishte kërkesa e re e kreut të opozitës Basha. Burimet nga grupi i negociatorëve thonë se ishte PS ajo që ngriti pretendime. Kryeministri Rama kishte premtuar të votonte çdo draft që merrte miratimin e SHBA dhe BE, por tashmë ka nxjerrë pretendime të reja.

Kjo eshte akuze shume e rende. Pritet reagimi i Lulzim Bashes.

SHKARKO APP