Ambasada, qytetarëve amerikanë: Kujdes gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael
Dyshimet për akte terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael kanë vënë në alarm gjithë institucionet e vendit.
Masa paraprake sigurie ka marrë për qytetarët e saj në Shqipëri dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Në një njoftim për amerikanët që jetojnë në vendin tonë, Ambasada u bënë thirrje për të patur kujdes gjatë ndeshjes.
Edhe pse nuk e specifikon se çfarë rreziku konkret mund të ketë, Ambasada u bënë thirrje qytetarëve që të ndjekin me anë të mediave njoftimet, si dhe të drejtohen tek forcat e sigurisë lokale për çdo problem.
“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët Amerikanë për rritjen e nivelit të sigurisë, bazuar në shqetësimet e mundshme të sigurisë gjatë ndeshjes Kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor, në Elbasan.
Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët e SHBA-ve duhet të jenë vigjilentë dhe të ushtrojë kujdes në qoftë se ata zgjedhin për të marrë pjesë në ngjarje. Qytetarët duhet të monitorojë e median dhe faktorët lokalë të informacionit, nëse kanë plane udhëtimi apo pjesëmarrje në këtë aktivitet“,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, ekipi i futbollit të Izraelit për shkak të masave të sigurisë ka shënuar dhe një tjetër rekord. Për herë të parë stërvitja nuk është kryer në fushë, por në kafin e 23 të hotelit ku janë vendosur në Tiranë. Një ditë më parë, shërbimet sekrete i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit. Kështu që paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtesës ku janë akomoduar. Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futbollit mban diciturën: Ekipi kombëtar i Izraelit. “Kjo është stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi”.
Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet sot në “Elbasan Arena” në orën 20:45. Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri maksimale. Rreth 2000 agjentë janë në terren. Masat janë marrë pas arrestimit të një grupi prej 4 personash, të cilët dyshohet se kishin planifikuar sulm terrorist gjatë ndeshjes. Ndeshja ishte planifikuar të luhej në Shkodër, por arrestimi i 4 të dyshuarave bëri që Policia e Shtetit të kërkonte një stadium më të sigurtë, siç është ai i Elbasanit.
Lexoni edhe:
http://www.kohajone.com/2016/11/12/policia-me-armatim-te-rende-ne-elbasan-lufte-apo-futboll-video/
VIDEO/Ja çfarë po ndodh në Elbasan. Blindohet stadiumi, bllokohet tuneli
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=eEGkZy-XVko&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]