Ambasada e SHBA: Përgëzojmë deputetët që votuan. Keni prapë ligje të tjera !
Me një deklaratë të shkurtër ambasada e SHBA në Tiranë komentoi miratimin e ligjit të Vetingut.
“Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirëpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformës nё drejtësi. Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorëve dhe gjykatësve. Pёrgёzojmё ata anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik. Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve”– thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.