Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Kujdes në protestën e PD!

Ambasada e SHBA me anë të një mesazhi ka informuar gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë për protestën e nesërme.

Në mesazhin e Ambasadash thuhet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes në zonën ku do të grumbullohen protestuesit. Ajo që bijë në sy në mesazhin e SHBA është se protesta e orës 11:00 etiketohet si e thirrur nga Partia Demokratike dhe jo nga shoqëria civile.

Nga ana tjetër, shënimi për qytetarët e SHBA thotë se protesta organizohet kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme.

Teksti i mesazhit:

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00.

Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun. 

Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së.

Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime”

REAGIMI/AKIP përplaset me Ambasadën: Korrigjoni tekstin

Pas njoftimit të Ambasadës së SHA, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të përgënjeshtrojë deklaratën ku thotë se protesta kundër importit të plehrave organizohet nga partia opozitare.

Përmes një statusi në Facebook, AKIP thotë se:

“Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës së nesërme kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, që është një grupim vullnetarësh qytetarë dhe ojf-sh. Leja për protestën e nesërme është dërguar nga AKIP. I kërkojmë menjëherë Ambasadës Amerikane të korrigjojë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita”.

shba2

protesta

SHKARKO APP