Ambasada gjermane mbyll dyert; frikë nga koronavirusi apo presion mbi kryeministrin Rama?!

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se nga sot (e hënë) do të mbyllë ambasadën për shqiptarët. Justifikimi formal duket se vjen për arsye parandaluese ndaj përhapjes së rrezikshme së koronavirusit në Shqipëri, por analistë të ndryshëm thonë për “Koha Jone” se kjo mbetet një parandaluese diplomatike ndaj kryeministrit Rama që nuk dëgjon BE e sidomos Gjermaninë.

Gjermania ka qenë dhe mbetet mikja më e fortë europiane e Shqipërisë për gjithçka, sidomos për hapjen e negociatave. Edhe kur Franca këmbëngulte që negociatat të hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe jo me Shqipërinë, ishte kancelarja Merkel që vendosi veton që duhet edhe me Shqipërinë.

Por kryeministri Rama nuk pranon të dëgjojë parlamentin gjerman për 15 kushtet e BE si dhe në veçanti tani që të mos prekë Kushtetutën në vitin elektoral.

Me sa duket Berlini zyrtar e dha sot një paralajmërimin për Tiranën duke mbyllur ambasadën, por kjo, natyrisht për fajin e kryeministrit Rama, do të bjerë mbi qytetarët shqiptarë të cilët nuk do të marrin shërbimin për viza pune apo lloji tjetër që u nevojiten.

Mbyllja e ambasadës gjermane tregon se edhe vendimi i BE për pas 1 gushtit do të jetë mbyllje për Shqipërinë. Por analistët shtojnë se ky në thelb është një veprim politik i ambasadës gjermane për ti dhënë mesazh kryeministrit se BOLL ME!

SHKARKO APP