Ambasadorët fillojnë të lëvizin, topi në fushën e tyre!

Pas nënshkrimit në Rezidencën Amerikane të Marrëveshjes së madhe për Reformën Zgjedhore si dhe pas rrëzimit de facto të saj prej kryeministrit Rama me duart e Damian Gjiknurit, duket se ambasadorët po lëvizin. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qenë i prerë kur deklaroi se duhet miratuar marrëveshja pa lojëra të tjera nga këto që po bën Rilindja e Ramës. Gjermania dihet, vazhdon të jetë strikte dhe e palëkundur, ndryshe nuk ka negociata mes BE dhe Shqipërisë. Po kështu edhe Britania e Madhe, inspiruese e madhe që Shqipëria të futet në BE.

Pra qendrat e politikës botërore si Uashingtoni, Berlini, Brukseli, Parisi dhe Londra janë stoike në rastin e Shqipërisë. Duhet që kryeministri Rama të votojë Marrëveshjen dhe asnjë futje duarsh në Kushtetutë. Ky është mesazhi.

Kur do Edi Rama bën jo 84 vota, por 110 në atë Kuvend mediokër dhe jo legjitim, por tani i përdor sepse ka interes të heqë nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore, duke harruar se vetë erdhi në pushtet me 42 parti.

Ndaj informacione të besueshme nga një ambasadë e rëndësishme konfirmojnë se do kenë takime sot me Damian Gjiknurin dhe kryeministrin Rama. Disa takime nuk do jenë për median.

Të presim! Rëndësi ka që ambasadorët që e negociuan, po lëvizin. Topi ka kaluar në fushën e tyre.

Herion Mesi

SHKARKO APP