Ambasadori amerikan Lu: Akoma në krevat ministrat dhe deputetët e shumicës?!

Ambasadori amerikan Donald Lu kur foli sot në konferencën për teknologjinë në zgjedhje, ka përdorur ironinë për numrin e vogël të deputetëve të mazhorancës që ishin të pranishëm.

“Nuk po shikoj shumë deputetë të shumicës, të mazhorancës, dy- tre. Zoti Çuçi do më shpjegojë përse të tjerët janë akoma në krevat. Dua të di nëse shumica po e merr me seriozitet këtë çështje, nëse është dakord me përdorimin e teknologjisë…’, tha ambasadori Lu.

Mesazhi i Donald Lu në lidhje me futjen e teknoligjsë në zgjedhje ka qenë i thjeshtë. Ambasadori është shprehur se nëse palët politike duan të bashkëpunojnë për një reformë zgjedhore dhe kërkojnë futjen e votimit elektronik, ata nuk duhet të presin verën e ardhshme pasi do të dështojnë.

Ndërkohë mbrëmë ishte ish-kryeministri Berisha që sulmoi ambasadorin amerikan Lu pse nuk i është përgjigjur akuzave te Prokurorit të Përgjithshëm për korrupsion. Akuzat e Berishës ishin shumë të rënda dhe burime diplomatike thonë nën zë se përgjigja ndaj Berishës do jetë spektakolare në muajt në vazhdim. Por se si është kjo “spektakolare” nuk dihet saktësisht.

SHKARKO APP