Ambasadori britanik: Palët t’i qëndrojnë 5 Qershorit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, u kërkoi partive politike në vend që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u arrit me mjaft mund edhe nga ndërkombëtarët.
Norman tha nga Gjirokastra se megjithatë, nëse palët bien dakord, ata mund të dalin përtej kësaj marrëveshjeje, por koha është e shkurtër dhe gjithçka duhet të arrihet shpejt.
“Në mbështesim fuqimisht marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën punuam në një kohë të gjatë për ta arritur. U përket palëve nëse duan të bëjnë diçka përtej asaj marrëveshjeje. Por, sigurisht koha është e shkurtër dhe duhet të gjëjnë një marrëveshje shumë shpejt nëse duan të bëjnë një marrëveshje përtej 5 qershorit“, tha ai duke theksuar se partitë politike duhet të negociojnë në mirëbesim dhe të gjëjnë një zgjidhje.
“Duhet që të gjitha palët të negociojnë në mirëbesim që të gjëjnë një konsensus. Shqipëria ka një histori të gjatë në udhëtimin e saj për gjetjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore. Shpresoj që në ditët në vijim palët të gjejnjë një konsensus dhe ne ta shohim atë“,- tha ambasadori i Britanisë së Madhe.