Ambasadori i BE, Soreca: Nuk ka negociata nëse preket Kushtetuta

Nga Vlora ambasadori i BE, Soreca ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian. Soreca gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE.

“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse“, tha Soreca teksa ishte duke kryer një vizitë në Kaninë të Vlorës.

“Siç e dini, BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit si proces gjithëpërfshirës. Kjo marrëveshje duhet të miratohet shumë shpejt. Ne ftojmë parlamentin ta pranojë. Reforma Zgjedhore është kusht kyç për hyrjen në BE, kusht pa të cilin Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare, ky si kusht duhet të përmbushet plotësisht”.

SHKARKO APP