Ambasadori Lu, ambasadorja Vlahutin, OPDAT dhe EURALIUS janë me Edi Ramën
Po diskutohet për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. PD-LSI kërkojnë emërimin sipas Reformës në Drejtësi e jo një prokuror të përkohshëm politik, siç synon PS dhe kryeministri Rama. Nga ana tjetër bie në sy që ndërkohë kur diskutohej në komisionin e ligjeve për këtë çështje, ka ndërhyrë vrullshëm ambasadori amerikan Lu me një status, ku i jep të drejtë PS-së nëpërmjet emrave OPDAT dhe EURALIUS ( lexo statusin).
Por debatet në komisionin e ligjeve vijuan me egër për prokurorin. Nuk duroi dhe ndërhyri edhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin me anë të statusit të saj në Facebook.
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”- thuhet ne reagimin e Bashkimit Europian.
Dy misionet e asistencës të cilët citon Vllahutin i hapën rrugë zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm me shumicë të thjeshtë në parlament. Partia Socialiste ka të gjithë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, qoftë edhe me 36 vota.
Opozita nga ana tjetër kërkon respektimin e Kushtetutës, pra ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që më pas do të emërojë kryeprokurorin. KLP mbahet i bllokuar për shkak se ende nuk është zgjedhur anëtari i 11 nga shoqëria civile. Por shoqërinë civile ka në dorë si bllokim një njeri i PS-së. E bllokojnë sikur gjithë kjo shoqëri civile nuk nxjerr dot një emër!
Lojë përfekte!
Fill pas dy ambasadorëve është shfaqur kryeministri Rama ku shkruan: LB Lulzim Basha) mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën.
Pra Rama dhe ndërkombëtarët e duan të përkohshëm dhe me sa duket kështu do bëhet.
Mos u lodhni Opozitë! E kanë mbyllur këtë problem Lu-Vlahutin-Rama.
Ndërkohë kreu i deputetëve të LSI u bën thirrje ndërkombëtarë që të mos lejojnë kapjen e drejtësisë. Një deklaratë e egër dhe shumë akuzues edhe ndaj dy ndërkombëtarëve që po ndihmojnë kryeministrin Rama.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
Kanabizohet reforma në drejtësi. Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.
Zbatimi i reformës në drejtësi ka hyrë në rrugën shumë të rrezikshme të antikushtetutshmerisë dhe antiligjit, që demonton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të antiligjit.
Reforma në drejtësi është e qartë, e zeza mbi të bardhë, në kushtetutën e miratuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.
Çdo devijim nga kushtetuta rrënon reformën në drejtesi e kthen atë në një antireformë dhe provon qartë kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Të huajt, cilido qofshin, nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit. Ka vetëm një kushtetutë, dhe as kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kanë as më të voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë të drejtë.
Shqipëria është Republikë kushtetuese dhe jo Republikë e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër…..që kërkon të shkelet kushtetuta është si ata ( Petrit Vasili)
PS: Opozitë antiamerikane
Në momentin që deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lëshoi një fjali bombastike duke i shpallur deputetët e PD-së “antiamerikanë” dhe “antieuropianë”.
“Kta për hallet që kanë, janë gati të bëhen antiamerikanë dhe antieuropianë” u shpreh Ulsi Manja, kur pa se salla e komisionit mbeti gjysëm bosh. Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri u miratua me votat e socialistëve.