Ambasadorja amerikane te Sokol Balla: Marrëveshja e Reformës nuk diskutohet, duhet votuar!

Në një intervistë të realizuar nga Sokol Balla me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku nga Vlora, në det, në Pashaliman, u tha prerë nga kryediplomatja amerikane: Asnjë ndryshim dhe manovrim me Marrëveshjen e nënshkruar në Rezidencën Amerikane mes PS-PD-LSI.

Ambasadorja ishte si asnjëherë tjetër e prerë kur pohoi se SHBA nuk lejon që të bëhen manovra apo të guxohet që të mos miratohet Marrëveshja, bile shtoi se nuk pranohet asnjë ndryshim. Nënteksti i saj ishte se asnjë presje nuk hiqet më nga ajo që është firmosur.

Por ambasadorja në lidhje me ndryshimin e pushtetit tha: “Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit”

Më saktë dhe hapur se kaq ambasadorja simpatike Kim nuk ka folur ndonjëherë.

 

 

SHKARKO APP