Ambasadorja e BE, Vlahutin: Nuk ka pushime verore për deputetët

E ftuar në Tonight Ilva tare, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ka folur mbi emergjencën e miratimit të 7 ligjeve që do të bënin të mundur zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo ka thënë se data më e afërt për të mbledhur parlamentin dhe për të miratuar ligjet do të jetë 11 gushti. Gjithashtu ajo i ka bërë thirrje deputetëve për t’i dhuruar pushimet e tyre shqiptarëve, duke punuar gjatë verës për këto ligje.

Vlahutin: Nuk ka konfuzion, ajo që ka ndodhur është që presidenti ka nënshkruar dekretin dhe unë e di që në flytoren zyrtare janë publikuar edhe këto amendamente, por duhen 15 ditë për të hyrë në fuqi dhe fatkeqësisht derisa të përfundojë kjo periudhë 15 ditore nuk ka procedurë apo mundësi në mënyrë që ligji i vetingut të kalojë.

Tare: Edhe nëse palët bien dakord?

Vlahutin: Po, edhe në këto kushte nuk është e mundur. Unë kam biseduar me zotin Meta që në kontakt me të dhe e kam pyetur që kur mund të jetë data më e hershme që mund të thirret parlamenti, pasi është e rëndësishme që ne të ecim përpara dhe mendoj që është data 11 gusht e cila është data e parë kur këto amendamente kushtetuese do të hyjnë në fuqi. I bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që si dhuratë t’i lënë pushimet e tyre dhe të kthehen në kuvend dhe të punojnë për këtë paketë në mënyrë që ne të ecim përpara sa më shpejt me zbatimin.

Përsa i përket vettingut, do të ketë 7 ose 8 gjyqatrë nga BE të cilët do të marrin pjesë duke ndihmuar në këtë proces, të cilët do të koordinohen nga Brukseli.

Vlahutin: Nuk ka zyrë në Bruksel që të jetë krijuar të udhëhiqet Brill, është një gjë tërësisht tjetër, është një mekanizëm bashkërendimi, i cili përfshin kolegët tanë në selinë qendrore që vjen nga drejtoria e përgjithshme e zgjerimit por edhe nga drejtoria e përgjithshme e drejtësisë. Për momentin ideja është që do të jenë vetëm nga shtetet anëtare të BE  përsa i përket anëtarëve të Komisioneve të Vettingut, por natyrisht do të ketë shumë asistencë nga kolegët tanë amerikanë kur të vijë puna te disa  elementë të tjerë, psh që do të kontrollohet e kaluara e personave etj etj. Ne sipas përllogaritjeve tona themi se do të jenë 7-9 gjyqtarë të nivelit të lartë dhe pastaj një numër i mad hi stafit asistues.

Kreu i delegacionit të BE tha gjithashtu se BE do t’i qëndrojë standardeve të kërkuara për të bërë vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve sado të ashpra të jenë ato.

Tare: Në subjektin e rivlerësimit, që mund të jetë një gjyqtar apo një prokuror do të përjashtohet nëse ai është fotografuar, apo një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Ose nëse ka pasur një telefonatë. A janë pak të ashpra këto pika të parashikuara në ligj? A ka precedent, a janë marrë diku nga një vend tjetër?

Vlahutin:  Unë mendoj që këto janë standardet në gjyqësore të tjerë. Është e tërësisht e panatyrshme që një gjyqtar apo një prokuror të ketë çfarëdo lloj kontakti me njerëz që janë anëtarë të krimit të organizuar sepse këto janë standarde që aplikohen në vendet e BE. Kjo është një gjë që mendoj, është një standandart normal tek ne.

Tare: Pra nuk do të pranoni të ketë lëshime, ndryshime në këto pika, do të qëndroni për ti ruajtur fort kështu siç janë?

Vlahutin: Në mënyrë absolute që po. Po kjo është një gjë që siç e thashë është standard në gjyqësorin e BE.

Në lidhje me procesin e hapjes se negociatave me BE, Romana Vlahutin tha se është shumë shpejt për të folur për të.

Vlahutin: Është shumë shpejt për të folur për këtë dhe është shumë herë për ta thënë një gjë të tillë. Do të varet shumë sa seriozë dhe të përgjegjshëm do të jenë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe sa shpejt do të fillojnë punën për këto çështje. Tani vërtet  është e gjitha në duart e tyre.

Së fundmi, ambasadorja Vlahutin ka shuar zërat për një largim të mundshëm të saj edhe për këto 2 vjet dhe ka paralajmëruar se muajtqë vijnë do të jenë më të vështira se ato që ikën.

Tare: Edhe sa do të vazhdoni të qëndroni në krye të kësaj detyre?

Vlahutin: Të paktën edhe dy vjet të tjera.

Tare: Ok, sepse pati disa raportime për një ikje në shtator dhe ndaj doja të konfirmohesha që ju do të qëndroni.

Vlahutin: Do të qëndroj, edhe ambasadori Lu do të qëndrojë  me kënaqësi.

Tare: I parashikoni më të vështira muajit që do të vijnë në vijim se këto që kaluan.

Vlahutin: Nuk do të jetë e lehtë

Tare: Dhe jeni sërish e përgatitur?

Vlahutin: Jam totalisht e përgatitur, siç ju thashë, kjo është puna ime.

SHKARKO APP