Analizë/A kanë të drejtë banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë për tokat kundër Bashkim Ulajt?

U bënë disa javë që ka përplasje fizike mes banorëve të fshatit Rrjoll në Velipojë kundër resortit turistik të biznesmenit Bashkim Ulaj. Projekti i Ulajt mbetet një resort fantastik që rrit vlerën e tokës në atë zonë, kur të ndërtohet. Por derisa të marrë formë resorti duket se do ketë përplasje banorë-polici.

Një analizë e ftohtë juridike e rastit në fjalë:

Pyetja “KUSH KA TE DREJTE” nuk ka përgjigje po apo jo pa parë dokumentet konkrete, sepse në bregdetet shqiptare (sidomos Velipojë-Shëngjin-Divjakë-Himarë) përplasen zakonisht 3 lloje pronësish, njëkohësisht:

Swiss Digital Desktop Reklama

toka private e trashëguar

Swiss Digital Mobile Reklama

toka e ish-kooperativës (ligji 7501)

toka shtetërore / bregdetare / zonë e mbrojtur

Prandaj konflikti i Rrjollit është juridikisht tipik: banorët mund të kenë të drejtë morale ose historike, por jo domosdoshmërisht të drejtë pronësie sipas ligjit aktual.

Kur kanë të drejtë banorët?

Banorët janë pronarë ligjorë nëse provojnë njërën nga këto:

Titull pronësie i regjistruar (ASHK)

Hartë dhe kufij të regjistruar

Nëse nuk është klasifikuar si “pasuri shtetërore” atëhere në këtë rast shteti nuk mund të ndërtojë pa:

shpronësim

vendim qeverie

dëmshpërblim me çmim tregu

Nëse ndërtimi i resortit është pa këto që sipërmendem atëhere shkelje kushtetuese e pronës.

Pra kur ka vendim gjykate për pronësi, por edhe nëse nuk është regjistruar ende në kadastër, por ekziston vendim gjykate i formës së prerë, atëhere banorët konsiderohen pronarë.

Banorët nuk janë pronarë ligjorë nëse toka është ranore ose vijë bregdetare.

Sipas ligjit shqiptar rëra, plazhi, dunat janë pasuri publike e patjetërsueshme. Askush nuk bëhet pronar edhe nëse e përdor prej brezash.

Rasti tjetër që mund të jetë: tokë e ndarë me ligjin 7501. Shumë toka bregdetare nuk u dhanë në pronësi, por në përdorim bujqësor.

Në këto raste banori e ka përdorim, pra jo pronësi , por shteti mund ta rimarrë.

Nëse në kadastër figuron pyll, kullotë apo truall shtetëror atëherë juridikisht është e shtetit.

Çfarë po verifikohet realisht në Rrjoll?

Konflikti nuk është që “resort kundër banorëve”, por është nëse është tokë private apo pasuri publike bregdetare?

Sepse nëse është private, banorët fitojnë dhe resorti bllokohet. Nëse është publike, shteti fiton, që do të thotë biznesmeni Bashkim Ulaj ndërton dhe nuk ka asnjë përgjegjsi penale apo financiare.

Kur është e paqartë situata çështja shkon në SPAK ose në gjykatë. Banorët thonë se ka dokumenta të fallsifikuara nga Hipoteka dhe gjykata. Kjo kërkon hetim. Banorët e kanë çuar në SPAK dhe duhet pritur vendimi i kësaj prokurorie speciale.

Përfundimi: Banorët mund të kenë të drejtë historikisht apo moralisht, por nuk fitojnë gjë nëse nuk kanë titull pronësie ose vendim gjykate.

Pa këto, ligji shqiptar e konsideron bregdetin pronë publike edhe nëse familjet jetojnë aty prej shekujsh.

Sidoqoftë banorët vazhdojnë protestat dhe përplasjet me firmën zbatuese në Rrjodh.

Në foto: Projekti i resortit te Bashkim Ulajt

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?