Analizë e revistës “Focus”: “Pushteti, çmenduria dhe Erdogani”
Revista “Focus” ka botuar një lajm të titulluar “Pushteti, çmenduria dhe Erdogani”, ku ka ndarë me lexuesit informacione tejet të rëndësishme lidhur me përpjekjen për grusht shteti të datës 15 korrik.
Në këtë lajm, i cili mban poshtë emrin e Frank Nordhausen-it, thuhet se janë dhënë disa“informacione të siguruara nga shërbimi sekret britanik GCHQ”. Sipas tyre, GCHQ-ja, vetëm gjysmë ore pasi kishin filluar të shkrepeshin plumbat e parë prej armëve të forcave të armatosura që nisën tentativën për grusht shteti, ka marrë nën kontroll bisedat telefonike, postën elektronike dhe kanalet e tjera të komunikimit virtual. Sipas informacioneve të përftuara përmes përgjimeve,qeveria ka kërkuar që ditën tjetër të nisnin menjëherë punimet për spastrimin në radhët eadministratës civile dhe ushtarake, si dhe për deklarimin e Fethullah Gylenit si personin përgjegjës për organizimin e tentativës për grusht shteti. Ai është gati të hajë edhe eshtrat për të ruajtur pushtetin.
Veç të tjerash, Nordhausen-i ndalet veçanërisht edhe në faktin se presidenti turk e cilësoi grushtin e shtetit që në çastet e para si një “mirësi e Zotit”, duke qenë se ajo i jepte tanimë mundësinë për të bërë pastrimet e nevojshme. Madje, fjalë për fjalë, gazetari gjerman shprehet me fjalët: “Fjalitë përçmuese dhe tallëse të këtij njeriu tregojnë se ai është i gatshëm për t’ua ngrënë deri edhe eshtrat njerëzve, vetëm si e si të ruajë pushtetin. Ekspertët shprehen se është e dyshimtë edhe që ai të ketë ndjekur një agjendë islame me partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.”
Shkruesi i këtij artikulli është takuar edhe me shkrimtarin Nicolas Cheviron, i cili është njëherazi edhe autori i një prej biografive për Erdoganin. Sipas fjalëve të Cheviron-it, edhe pse mund të duket sikur Islami luan një rol të madh për Erdoganin, qëllimi i tij i mirëfilltë nuk është islamizimi. “Për Erdoganin i rëndësishëm është pushteti. Gjithçka tjetër vjen pas tij,” – ka deklaruar ai. Bëri gjithçka që i duhej për të arritur një pushtet absolut. Edhe Nordhausen-i vetë thotë se Erdogani ka ndjekur një plan të pandryshuar qysh nga ditët e Kasëm Pashës në rrugën e tij drejt pushtetit, duke bërë çdo gjë që iu duk e dobishme për ta vënë në jetë këtë plan. Madje ai ka shtuar se ky ka qenë gjithmonë parimi i tij politik. Duke nënvizuar se edhe reformat e ndërmarra gjatë viteve të para kur erdhi në pushtet kanë qenë pjesë e kësaj taktike, gazetari gjerman shton se: “Erdogani ka qenë ai që e pati rrëzuar ligjin e dënimet me vdekje (me varje), të cilin tani po kërkon që ta kthejë edhe njëherë në fuqi.
I dha edhe njëherë rëndësi të veçantë ligjit të mbrojtjes së nderit në rast ngacmimi; u ofroi kurdëve mundësi për të mësuar gjuhën nëpër qendra kursesh; hapi kisha për besimtarët e krishterë, si dhe theu njëfarësoj pushtetin absolut të forcave të armatosura në Turqi. Qe ai që i nisi bisedimet me Bashkimin Evropian, që arriti deri edhe hapat e Kinës përsa i përket rritjes ekonomike. Fitoi simpatinë e popullit duke shkuar nëpër fshatra gjatë dimrit për t’u shpërndarë qymyr familjeve në nevojë. Atyre me të ardhura të pakta u ofroi mundësi mjekimi, ndërsa familjeve të varfra u dha mundësinë e banimit në banesa sociale të shitura me kredi të përshtatshme. Ndërsa për ngjitjen e tij politike përdori “turqit ezmerë”. S’ka gjë që nuk e bën për të mos e humbur pushtetin. Nordhausen-i e tërheq vëmendjen edhe te roli që luan familja e presidentit turk në pushtetin e siguruar prej tij, duke u ndalur edhe në jetëshkrimin e këtij njeriu që jeton një jetë luksose që do t’ia kishin pasur zili edhe sulltanët osmanë.
Ai artikulon se e shoqja e tij, vëllai dhe fëmijët e tij kontrollojnë një vëllim prej 100 milionë eurosh përmes fondacionit “Turgev”, ku ia vlen të theksohet se e shoqja është grushti i hekurt që e mban familjen e tyre të lidhur. E vetmja pikë e dobët e saj është se ajo është shumë e dhënë pas luksit. Teksa dobësia e Erdoganit është se, nëse i ikën nga duart ky pushtet, ai do të dalë menjëherë përpara gjykatës. Ndaj edhe Cheviron-i i qëndron argumentit se kjo është arsyeja pse Erdogani nuk do që ta humbasë me çdo kusht pushtetin. Andaj edhe e pandeh botën si një vend të mbushur plot me komplotistë që punojnë veç kundër tij, duke mbijetuar vetëm falë polarizimit të shoqërisë, siç bën çdo autokrat.
Zgjodhi kaosin për të përsëritur edhe njëherë zgjedhjet nga doli i humbur. Nordhausen-i duket sikur ka zgjedhur që të na e freskojë edhe njëherë kujtesën, duke i përsëritur edhe njëherë ato që Erdogani ka bërë për të mos humbur pushtetin. Pasi rikujton se si i ndali bisedimet me PKK-në vetëm për hir të përsëritjes së zgjedhjeve, ai konstaton se “parimi i tij ishte përhapja e kaosit dhe luftës brenda vendit, për t’u shfaqur mandej si shpëtimtar i popullit. ”Madje, jo vetëm kaq, por deshifron edhe të gjitha lëvizjet e presidentit turk për të dalë i larë nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij në të ardhmen. Sipas këtij lajmi, nga njëra anë Erdogani i cilëson dhe i damkos kundërshtarët e tij politikë si “gjakpirës”, “ateistë” dhe “terroristë”, kurse nga ana tjetër mund të arrijë gjer atje sa të fusë në burg edhe një “pastruese”, një “mis”, apo një shkrimtar, me akuzën se “ka fyer presidentin e Republikës”.
Në fund, një hapësirë e veçantë në këtë lajm i jepet edhe paraqitjes së detajuar të një vargu aferash korruptive që e tregojnë atë, nga të lidhur me biznesmenin iranian, Zarrabin, deri te mashtrime si ai i mungesës së diplomës së universitetit