Andi Bushati: Gjuha e vetme ndaj qeverisë janë vezët dhe boja

Ka reaguar analisti Andi Bushati pas incidentit me ministren e Arsimit. Ja se ç’shkruan: “E filluan me vezë. Po e vazhdojnë me bojë dhe nuk dihet si do të përfundojë. Por, një gjë duhet thënë: thjesht bravo. Këta njerëz që genjejnë për të marrë vota dhe pastaj sillen krejt ndryshe, që po mbushin qytetet me plehra, universitetet private me centimet e fundit të prindërve, që po betonizojnë Tiranën, dhe që punojnë vetëm oligarkët dhe për xhepat e tyre, jo vetëm nuk meritojnë respekt, por nuk janë të denjë as për kritika. Gjuha e vetme ndaj tyre janë vezët dhe boja”, shkruan Andi Bushati.

Ndërsa në një status në Facebook, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shkruar se: Unë Jam Me LinditënKeqardhje për gjestet dhe mënyrën e zgjedhur nga disa të rinj për të arritur qëllimet. 

Deputeti Majko ka shprehur solidaritet me Ministren pas incidentit. “Shpreh solidaritetin tim me ministren Nikolla, nuk pranoj fyerjet publike. Jemi këtu për t’iu thënë mos përsërisni gabimet tona,” tha ai.

I pyetur mbi këtë gjest Preç Zogaj u shpreh se “Nuk e di cila është arsyeja. Kjo nuk ndodh për herë të parë herë. Ka qenë edhe rasti i Berluskonit që u godit me një një statujë hekuri. Por ministri nuk mund të jetë kaq vulnerabel. Nuk i miratoj. Mendoj se ka mënyra të tjera për të tërhequr vëmendjen. Këtu është edhe elementi i befasisë. Zyrtarët duhet të jenë të përgatitur.” Kryeredaktori i gazetës “Panorama” Robert Rakipllari është shprehur ndërkohë për këtë rast se: Kjo është aktiviste e Lëvizjes për Universitetet që kanë kundërshtuar në vazhdim Reformën në Arsim. Kjo është një lëvizje komuniste dhe është në vazhdën e protestës kundër Reformës në Arsim. Këta kanë goditur edhe Ramën. Janë gjeste vulgare. Ndërsa analisti Lutfi Dervishi komenton “Janë gjestet të dëshpëruara. Ndodhin edhe në botën e qytetëruar. Kjo ishte më shumë në kufijtë e poshërimit sesa mesazhit”

Në të vertetë kjo mënyrë reagimi e studentes nuk është normal. Ka mënyra të tjera reagimi, por jo kështu.

Pse reagoi studentja Mirela Ruko?

Me anë të një postimi në profilin e saj në facebook, 24-vjeçarja nga Fieri, shkruante se ne nuk do ndalemi, premtojmë që do bëhemi makthi i tyre.

Dy muaj më pas, pikërisht në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes “Për Universitetin” kryen një aksion kundër ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Aksioni u mor përsipër nga Mirela Ruko, e cila prej tre vitesh ishte pjesë e kësaj lëvizje. Vajza nga Fieri tregon përgjatë një interviste të dhënë një vit më parë, se pamundësia ekonomike dhe tarifat e larta të shkollimit, të vendosura nga Ministria e Arsimit, kanë detyruar Rukon të ndërpresë studimet në universitet për nivelin e dytë, Mastër.

Ajo ka treguar, se babai ka punuar në një punë pa siguracione me probleme fizike, i cili në këtë periudhë e ka të pamundur të punojë. Përgjatë intervistës, Ruko ka theksuar se duke qenë pa siguracione, babai nuk merr asnjë asistencë apo ndihmë ekonomike, janë dy prindër pa punë dhe të cilët kanë tre fëmijë në shkollë.

Gjatë momenteve që unë kam patur Maturën Shtetërore, prindërit e mi më thanë që unë nuk kisha mundësi të vazhdoja universitetin. Unë qaja , por gjithësesi thosha që unë do të vazhdoj. Dhe kur fitova shkollën prindërit e mi më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare”, tregon ajo.

Megjithatë, ky realitet, asaj ju përsërit edhe njëherë tjetër, për shkak të reformës në arsim. Rritja e tarifave të shkollimit, për nivelin e dytë të studimeve, bëri të pamundur vazhdimin e shkollës për të.

SHKARKO APP