Andis Harasani i PS: Darka e fshehtë e Vjenës Rama-Basha, nuk po tretet !

Eshte thënë disa herë se vitin e kaluar në gusht miliarderi shqiptar Samir Mane organizoi një takim të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Të dyja kampet politike PS dhe PD e mohuan mënjëherë nga frika e plasjes së skandalit, pasi takimi ishte bërë qosheve europiane dhe pa  marrë lejen  e Berishës nga kampi demokrat. Plani i fshehtë mes tyre duket se po del dita-ditës.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka komentuar debatin e fundit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Harasani shprehet se me sulmet që PD po i bënë LSI-së se Ilir Metës, po i shërben vetëm Edi Ramës.

Ky Luli i di njerëzit budallenj që nuk e kuptojnë se duke i rënë PD-ja Metës, i bën shërbim veç Ramës? Darka në Vjenë s’po tretet ende”,- shprehet Harasani. Debati PD-LSI nisi pas rrëzimit të propozimit të LSI-së kundër koncesionit të fundit në Ministrinë e Shëndetësisë. Deputetët e PD-së nuk e votuan nismën e LSI-së edhe pse më parë ishin shprehur kundër koncesionit. Mosvotimi në Kuvend nga PD bëri që nisma e fundit e qeverisë për koncesionet e laboratorëve të kalojë për miratim. Nëse grupi parlamentar demokrat do të kishte vendim solid që ta votonte kundër këtë koncension sot ai do të ishte rrëzuar. Daljet e Albana Vokshit, deputetes demokrate, për të justifikuar këtë gafë politike të Lulzim Bashës nuk e mbulon dot takimin e Vjenës dhe darkën me mish keci në skutat turistike të qytetit perandorak austriak.

Në një deklaratë për mediat, gjatë ditës së djeshme PD-ja akuzoi LSI-në si bashkëfajtore të keqqeverisjes. “Vendimin për koncesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër koncesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në”,- thuhet në deklaratën e PD.

Por kjo nuk e justifikon PD-në e cila braktisti votimin, kur mund ta rrëzonte në Parlament. Pazar me Ramën e Beqen?! Ishte takimi i Vjenës në kokë që turbulloi mendjen e kreut Basha apo deputetët demokratë janë ç’thurur dhe nuk pyesin më as kryetarin e tyre?

Andis Harasani, një prej ish-figurave kryesore të PS-së, siç duket tregoi diçka nga darka e Vjenës…”Darka në Vjenë s’po tretet ende”,- thotë Harasani. Mos e ka fjalën për pazarin Rama-Basha, pa dijeninë e Sali Berishës, për të ngrënë Ilir Metën politikisht dhe me pas të dy të bashkëpunonin me ndërmjetës Samir Manen?

 Edhe pak muaj dhe koalicionet do firmosen, ndaj presioni brenda radheve demokrate dhe të Rilindjes mbetet i madh. PS-ja humb pushtetin pa LSI, kurse PD-ja nuk e merr pushtetin pa LSI.  Por duket se një pazar është në horizont;Qeveria Rama-Basha, pas zgjedhjeve të qershor 2017 në emër të Integrimit Europian.

Ja pra që ka të drejtë ish-deputeti i PS-së Andis Harasani. Vjena nuk po tretet! Miliarderi Samir Mane mbikqyr nga kati i 14-të në Tiranë dhe pret ti takojë në Hollandë, të dy Edi Ramën dhe Lulzim Bashën tek “Rruga e Dritave!”.

SHKARKO APP