Anglia e nis me fitore Botërorin, mposht Kroacinë në një ndeshje spektakolare

Anglia ka siguruar tre pikët e para në Kupën e Botës, duke triumfuar me rezultatin 4-2 ndaj Kroacisë në një përballje emocionuese, të mbushur me raste, ritëm të lartë dhe përmbysje të vazhdueshme.

Skuadra angleze kaloi e para në avantazh në minutën e 12-të, kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë pas një gabimi të Luka Modrić. Megjithatë, kroatët reaguan shpejt dhe barazuan shifrat në minutën e 36-të me Martin Baturinën.

Fundi i pjesës së parë solli emocione të tjera. Kane realizoi sërish në minutën e 42-të për t’i dhënë avantazhin Anglisë, por në kohën shtesë të fraksionit të parë Musa riktheu ekuilibrat, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Anglia mori plotësisht kontrollin e lojës. Jude Bellingham shënoi golin e tretë në minutën e 47-të, ndërsa Marcus Rashford vulosi fitoren në minutën e 85-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, “Tre Luanët” e nisin në mënyrën më të mirë aventurën e tyre në Botëror, ndërsa Kroacia mbetet pa pikë pas ndeshjes së parë në grup.

Anglia vulos fitoren ndaj Kroacisë, Rashford shënon të katërtin | FIFA World Cup 2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12793 (68.3%)
Jo 4640 (24.8%)
Nuk e di 1289 (6.9%)

Vota totale: 18722