Anika Dokle-një mjeke profesioniste me një gen politikani

Rrjetet sociale janë në modë, kush nuk shkruan aty! Lloj-lloji e soji-soji njerëzish. Kjo është bota digjitale, fundi i së cilës nuk dihet se ku do arrihet. Sejcili ka “gazetën” e tij online, pavarësish se mbi 8o % e tyre shkruajnë pa rregulla etike, pa gjëra esenciale, por thjesht kënaqen se shkruajnë, se u del emri apo portreti në rrjete sociale.

Një mënyrë edhe për të shfryrë inatet personale apo të shoqërisë, e cila po përballet me një teknologji në rritje, ku je si një “big brother” botëror!

E megjithatë në rrjetet sociale ka figura emblematike apo që me karizmën e tyre të bëjnë ti lexosh. Dhe analizosh. Pra merr diçka si shoqëri, emancipohet dhe vetë lexuesi apo shkruesi-lexues në këto rrjete nga këto njerëz.

Një prej emrave VIP që klikohet dhe lexohet me shumë endje, e plot tharm, është mjekja Anika Dokle. Mjeke profesioniste, me finesën e saj prej intelektuale, por edhe që ka marrë nga delli politik i të jatit, Namikut që mbetet një politikan korrekt, me parime dhe përherë socialist e jo rilindas.

Anika, ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të komunikuar me ndjekësit e saj të shumtë e për të dhënë mesazhe shoqërisë. Shkruan konçiz, me humor e ku mes rrjeshtave vjen mesazhi që ajo don ti jap publikut. Shumë herë me sarkazëm brilante, Anika kritikon fenomenet negative të shoqërisë dhe politikës shqiptare.

Statuset e saj, të përditshme, sapo gjen kohë nga puna e saj si mjeke 24 orë në 7 ditë e javës, Anika fut në rrjetet sociale mendimin e saj të dlirët, shpotitës dhe “të helmët” për gjithë politikanët që sorollasin këtë popull.

Kjo është Anika Dokle, që merr emër edhe nga mbiemri, por që dinjitetin e personalitetin e vulos me emrin e saj!

/H. Mesi/

SHKARKO APP