Anonymous Albania: Franca të lirojë Haradinaj, ndryshe do e paguajë rëndë !

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=dPg1k7g5R_I” width=”560″ height=”315″]

Ndalimi i ish-kryeministrit kosovar Haradinaj nga pala franceze, ndërkohë që ai ka shkuar disa herë të tjera në Francë dhe nuk ka patur probleme, ka krijuar një turbullirë për të ardhmen e stabilitetit në Ballkan. Kërkesa serbe për ndalimin e tij është absurde dhe e kundraligjshme. Ndaj çdo vonesë në lirimin e tij po krijon një frymë sherri mes Serbisë-Kosovë, por jo vetëm.

Anonymous Albania ka kërcënuar Francën nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në internet. Grupi i njohur i hakerave në botë i kërkon lirimin e kreut të AAK –së, Ramush Haradinaj. Anonymous e quan provokim që do të nxisë luftë në Ballkan arrestimin e Haradinajt dhe thotë se nëse Franca nuk do ta lirojë ish –kryeministrin, pasojat do të jenë të rënda dhe do të paguajë për këtë.

Mesazhi

 “Drejtuar qeverisë franceze. Ne jemi Anonymous Albania. Jemi shumë të zhgënyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tanë.

Ai ka kontribuar në çlirimin e Kosovës në 1998-ën. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Ju po prishni dialogun mes Kosovës dhe BE. Provokimet tuaja do të nxisin luftën në Ballkan.

Ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet ta ekstradoni Haradinajn në Beograd, pasi do të jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos e harroni, lironi Zotin Haradinajn, ose do ta paguani këtë. Ne jemi Anonymous Albania. Ne nuk falim, ne nuk harrojmë. Na prisni!”, citohet në mesazhin e Anonymous Albania.”

SHKARKO APP