Kandidatja e Vlorës, Anxhela Shenaj: Jo “tërmet – tërmet”, por “qamet – qamet” do të jetë 25 prilli për Ramën

Në një deklarate për për shtyp, kandidatja e LSI-së për qarkun e Vlorës, Anxhela Shenaj që eshte edhe zëdhenëse e grupit të kandidateve te kësaj partie, duke iu përgjigjur sjelljes provokuese dhe fyese te bisedes telefonike te Edi Rames me Damian Gjiknurin theksoi se:

“Frika dhe dëshpërimi prej humbjes, po e shtyn tufën e kriminelëve të pushtetit të identifikuar me vjedhësin e votave Damian Gjiknuri nga marrëzia në marrëzi.

Me njē gjuhë rrugësh dhe fyese e poshtëruese për qytetarët vlonjatë, Edi Rama dhe Gjiknuri nën thirrjet “termet-termet” kujtojnë refrenin e vjedhjes së votave në Dibër, me shpresë se mund t’u japë zemër bandave të pushtetit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo harrojnë këta të mjerë se asnjë gjuhë e koduar sipas kodeve të komunikimit të mafies, nuk mund t’i trembë vlonjatët të vendosur ta shporrin ramëzinë dhe gjithë tufën e tij!

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo “tërmet – tërmet”, por “qamet – qamet” do të jetë 25 prilli për rilindasit e krimit, të cilët nuk do të gjejnë vend ku të futen prej zemërimit dhe ndëshkimit popullor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?