Ardi Veliu i përgjigjet Hysenbelliut: Dosjet i ke te Rezervat e Shtetit! Premtuat lirimin e ndërtesës në mënyrë vullnetare…
Ardi Veliu me anë të një shkrese i është përgjigjur administratorit të shoqërisë Focus Media, ku e vë në dijeni se ku ndodhen kompjuterët dhe materialet e gjetura brenda në godinën ku ushtronte aktivitetin televizioni News24. Ai thotë se mund të tërhiqen pranë Rezervave të Shtetit.
Në reagim thuhet se kjo shoqëri ishte zotuar për lirimin vullnetar të ndërtesës por nuk e ka realizuar këtë, ndaj është dashur ndërhyrja e forcave policore.
“Lirimi i ndërtesës është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të forcave të armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj. Pretendimet për fshirjen e materialeve të gazetarëve janë të pabazuara dhe të pavërteta.
Sipas shkresës “Materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës”.
Administratori duhet të paraqitet personalisht pranë Rezervave të Shtetit si i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt. Kayo sh.a i ka bërë thirrje administratorit që t’i tërheqë të gjithë bazën materiale”, – thotë shoqëria.
Letra:

KOHA JONË SONDAZH

