Armando Duka rizgjidhet në krye të FSHF me 38 vota. Fino nuk njeh zgjedhjet
Armando Duka shpallet fitues si President i FSHF, kurse Bashkim Fino pasi e uron dhe i jep dorën, deklaron se nuk njeh zgjedhjet.
Raundi i dytë i votimit për kreun e Federatës Shqiptare të Fubollit ka shpallur fitues, Armando Dukën me 38 vota, 24 vota Bashkim Fino dhe 3 të pavlefshme.
Armando Duka fitoi me shumicën e votave. Por Bashkim Fino deklaron se nuk i njeh zgjedhjet dhe do ta çojë në gjykatë, ndonëse humbi pastër e live. Me sa duket skenari vazhdon i PS për ta marrë FSHF, vazhdon.
Pas shpalljes fitues, Armando Duka falënderoi votuesit dhe tha se kjo garë e ka bërë të kuptojë edhe më mirë problemet që ka futbolli shqiptar.
“Jam i shumë i lumtur dhe emocionuar, jo për faktin se jam President i Federatës së Futbollit, por për besimin që kemi dhënë. Nga sot nis një betejë edhe më e vështirë për mua. Kjo Asamble u zhvillua brenda standardeve dhe tregoi se kjo organizatë është me standarde europiane. Nuk bëj dallime për asnjë kandidat dhe votues. Kjo garë më bëri të kuptoj se ka nevojë për shumë ndryshime. Kjo Asamble më ka dhënë shumë mësime, se çfarë duhet bërë më shumë për futbollin shqiptar”,- tha Armando Duka.
Raundi i parë i procesit të votimit të 65 delegatëve për kreun e ri të Federatës shqiptare të Futbollit në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit për zgjedhjen e presidentit, nuk nxori asnjë fitues.
Votimi i parë rezultati ishte: Duka mori 39 vota, Fino 22 dhe 4 dolën të pavlefshme. Presidenti i ri zgjidhet me 2/3-at e votave, por derisa asnjeri nuk mori kaq vota, u votua për raundin e dytë.
Në fund komisioni i votimit shpalli zyrtarisht fitues Armando Duka si President i FSHF
VOTIMI RAUNDI I
Armand Duka 39
Bashkim Fino 22
Hala 0
Të PAVLEFSHME 4
VOTIMI RAUNDI II
Armand Duka 38
Bashkim Fino 24
Te pavlefshme 3
Bashkim Fino: Nuk i njoh zgjedhjet në FSHF. U manipuluan
Deputeti i PS-së dhe kandidati për FSHF, Bashkim Fino deklaroi pas rizgjedhjes së Armando Dukës me 38 vota, se nuk do t’i njihte zgjedhjet. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se futja e votuesve pa ekipe ne Asamble solli këtë rezultat.
“Problemi i 12 shoqatave që unë kam 2 muaj që flas tregoi dha rezultatin e votimit. Unë nuk di çfarë do të bëjë UEFA. Unë kam kërkuar personalisht dokumentacionin e këtyre shoqatave dhe do të vazhdojë procesin gjyqësor”,- tha deputeti socialist, Bashkim Fino.
Kjo që bën tani pas votimit deputeti Fino është krejt absurde, pasi mori pjesë në votime, njohu zgjedhjet duke uruar Dukën dhe më pas pendohet.