Armë kimike nga Siria nën vëzhgimin e rusëve, amerikanëve dhe anglezëve?

Nuk ndalojnë fjalët se diçka sekrete po vjen nga Siria.  Pra ajo që u tha për armët kimike se nuk u lejuan, duket se tani ka marrëveshje të fshehtë mes Rusëve, Amerikanëve dhe Britanisë , ato po vijnë. Natyrisht mbetet si dyshim.

Është bërë viral denoncimi i bërë nga i riu ambientalist Besmir Agalliu. Sipas tij forcat ruse që ndodhen këto ditë në vendin tonë kanë një qëllim që mbahet sekret. Sipas tij ato po marrin pjesë në çmontimin e armëve kimike nga Siria.

Në fakt futja e forcave ruse në Shqiperi pa lejen e amerikanëve as që flitej të futeshin dot, pasi do bënte namin NATO dhe amerikanët, në veçanti. Dyshimi se rusët kanë ardhur për kontroll (!) të çojnë në një dyshim se pse kanë ardhur? Mundet të jetë proces rutinë siç u tha zyrtarisht, porse fakti që rusët kanë ardhur për të vëzhguar, pyetja del se çfarë do vëzhgojnë? Për ish-bazën e BRSS dikur?! Për nëndetsen 101 ?! Diçka po bëjnë ato me ata që i kanë lejuar!

“Trupa ushtarake RUSE sot kanë zbarkuar në Tiranë (si asnjë herë më parë nuk është dhënë arsye) së bashku me trupat Amerikanë & Angleze janë bashkuar. Kjo gjë me jep të drejtë Informacionit që ARMËT KIMIKE SIRIANE kanë zbarkuar dhe po mbahen në FSHEHTËSI TOP SEKRET. RUSIA, USA & ANGLEZËT kishin një marrëveshje që çaktivizimi i ARMËVE KIMIKE SIRIANE të bëhej në një SHTET ASNJANËS, ku të ishin prezent vetë këto forca që do e mbikëqyrnin operacionin e SHKATËRRIMIT TË ARMËVE KIMIKE SIRIANE. Info që këto ARMË KIMIKE po bëhen në një zonë midis Krujës e Durrësit në një BAZË USHTARAKE e cila plotëson standardet minimale për kryerjen e këtij operacioni. Nëse njihni ndonjë bazë USHTARAKE, ju lutem më njoftoni. Kamionët me Armët Kimike do vijnë nga Porti i Durrësit. Fotot janë bërë pak ditë më parë në Durrës. Ti gëzojmë Armët Kimike” – shkruan Agalliu.

Nuk duam ta besojmë Agalliun , por frika e pazareve të fshehta na bën të jemi të kujdesshëm.

Lidhur praninë e ushtarakëve rusë në Shqipëri ka folur dhe Ministrja Mimi Kodheli. Ajo tha se qëndrimi i tyre është në bazë të marrëveshjes së OSBE. “Tani duket sikur Rusia po vjen këtu, por nuk e “nxë” edhe të dojë të vijë. Jo, është një punë rutinë, janë dy gjëra totalisht të ndara. Shqipëria është anëtare e OSBE-së me të drejta të plota, ashtu si edhe Rusia. Ne bëjmë të njëjtën gjë, në Rusi dhe në vende të tjera, ata bëjnë të njëjtën gjë me ne”, tha ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

 

SHKARKO APP