Arqipeshkvi Katolik, Tiranë-Durrësit: Mbështesim studentët, qeveria të reagojë
Arqipeshkvi Katolik i Metropolit të Tiranë- Durrësit, Imzot George Frendo, ka lëshuar një deklaratë sot në mbështetje të protestës së studentëve shqiptare. Ai ka rrëfyer përvojën e tij personale kur ishte një i ri i varfër dhe i është mirënjohës qeverisë së Maltës në atë kohë që e bëri falas, shkollën më të mirë.
Deklarata e plotë:
Ne, si Konferenca Ipeshkvore i Kishës Katolike në Shqipëri, tashme kemi shprehur solidaritetin tonë me studentët, veçanërisht me ata që vijnë nga familje të varfëra, që po protestojnë për kushtet më të favorshme në sistemin arsimor. Kemi shprehur gjithashtu “vlerësimin tonë për mënyrën civile dhe paqësore me të cilën kjo protestë po zhvillohet nga ana e tyre”.
Jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi aktual e bën shumë të vështirë që studentet të përballojnë të gjithë shpenzimet, duke konsideruar jo vetëm paranë që kërkohet nga universiteti, por edhe librat, konviktin, dhe paranë që shumë profesorë të paskrupullt kërkojnë për provimet.
Po marr lirinë të flas për eksperiencën time personale, që në moshën 10 vjeçar kam humbur babanë. Isha i pestinënjëfamilje me shtatë fëmijë. Kam përjetuar varfëri, sepse Malta e vitit 1956 nuk ishte si është sot. Por jam shumë mirënjohës qeverisë e asaj kohe që shkollën më të mirë e Maltës e bëri falas për të gjithë studentët, kështu që arsimimi i lartë u bë i arritshëm dhe për më të varfrit. Sa për vete, nuk do të kisha mundësi të vazhdoja studimet e mia po të mos ishte për këtë iniciativë të qeverisë.
Para disa ditësh (pikërishtmë 10 dhjetor) kemi përkujtuar përvjetorin e 70 të botimit të “Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut” nga Kombet e Bashkuara.
Në nenin 26 thuhet: “Çdokush ka të drejtën e arsimimit. Arsimimi duhet të jetë lirë së paku ai fillor dhe themelor… Formimi teknik dheprofesional duhet të mundësohet dhe ai i larti duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë në bazë të meritës.”
Arsimimin gjithmonë e çmoja si një prioritet në Shqipëri.Dheshpresoj se edhe këtu në Shqipëri qeveria të bëjë çmos që të gjitha shtresat e shoqërisë të kenë akses për arsimimin e lartë.Arsimimi është një nga të drejtat themelore të njeriut.
Në Deklaratën e sipërpërmendur e Konferencës sonë Ipeshkvore kemi thënë se “ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë”. Në këtë deklaratë nxis dhe lutem sinqerisht që qeveria dhe studentët të zgjedhin rrugën e dialogut. Është rruga e vetmja që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë.
Pas disa ditësh të krishterët do të kremtojnë lindjen e Krishtit, dhe të gjithë shqiptarët do të kremtojnë Vitin e Ri. Çfarë domethënie do të kenë urimet tona “Gëzuar Krishtlindjet” – “Gëzuar Vitin e Ri” në këtë situatë të tensionuar? Le të kërkojmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë nëpërmjet dialogut më shumë sesa rrugën e konfrontimit.
Dialogu është dialog, jo monolog. As është dialogu thjesht një kompromis. Dialogu përfshin një dëgjim të sinqertë, më vullnet të mirë që të gjejmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë.
Dhe nxis të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve t’i drejtohen Zotit, që të ndriçojë të gjithë ata me pergjegjësi për një zgjidhje të drejtë dhe paqesore.
Mons. George Frendo
Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës