Arresti ndaj Saimir Tahirit, reagon Ambasada e SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot për vendimin e gjykatës që caktoi masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin.
Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata. Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar. Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.
Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda.
LAJME TË TJERA PËR KËTË ARGUMENT:
- Arrest shtëpie për ish-ministrin Saimir Tahiri
- Arrest shtëpie Tahirit, përse ju tha pështyma Kryeministrit?!
- Si e priti Tahiri vendimin e Gjykatës?
- “Gjer në varr mbrapa do më kesh”. Berisha zbardh bisedën Tahiri-Rama
- Lulzim Basha: Loja Rama–Tahiri vazhdon
- Vasili: Estrada që po ndodh sot u paralajmërua
- Çfarë paralajmëroi Kryetarja e LSI 10 ditë më parë
- Prova e re që mbërrin nga Greqia kundër Tahirit