Arrestimi i përdhunuesit. Petrit Vasili: Kryeministri Rama qenka vetë horri

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit të PS-së, Rexhep Rraja.
Vasili është shprehur se Rama lehu pa u lodhur se ishte Emiljano Nuhu horri dhe se do ta ndiqte për jetë a vdekje sepse kishte gënjyer kundra rilindjes por që në fakt doli që kryeministri qenka vetë horri.
Postimi i plotë i Vasilit:
Arrestimi i përdhunuesit, kryeministri qenka vetë horri.
Dje kryeministri lehu pa u lodhur se ishte Emiljano Nuhu horri dhe se do ta ndiqte për jetë a vdekje sepse kishte gënjyer kundra rilindjes.
Sot gjykata e arrestoi përdhunuesin ngjarjen e të cilit qeveria e kryeministrit e kishte fshehur për muaj me radhë.
Pra gjykata i dha të drejtë Emiljano Nuhut, që denoncoi krimin e fshehur për muaj të tërë dhe jo kryeministrit, që e quajti horr.
Natyrshëm horri i vetëm mbetet të jetë vetë kryeministri, që shpërdoroi poshtërsisht karrigën për të bërë shantazh dhe presion në mbrojtje të krimit dhe përdhunimit të të tijve dhe nuk e mbrojti denoncuesin e krimit të përdhunimit, por e kërcënoi.
A ka horrllëk më të madh?
Mbylle gojën kryeministër dhe mos fol më se qelbe dynjanë!!!

SHKARKO APP