“Arrestimi” i Tahirit dhe rikthimi triumfal i tij në PS. Rama peng i ish-ministrit

Pas vendimit për arrest shtëpie të ish-ministrit Sajmir Tahiri, vendim shumë i kontenstuar nga opozita dhe publiku, pritet që java e re të sjellë surpriza të reja. Prokurorja e Përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku që ka gjasa të jetë edhe për të paktën dy vite, ka emëruar me urgjencë Donika Prela si shefe e prokurorisë së krimeve të rënda. Besim Hajdarmataj si mik i ish-prokurorit të përgjithshëm nuk ka më asnjë fuqi për të vendosur për dosjen e Adriatik Llallës. Tashmë ajo mbetet në dorën e Donika Prelës, e cila përveç hetimit dhe firmosjes së urdhër arrestit, ka ndjerë edhe presionin amerikan në lidhje me ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.

Me kokën e Sajmir Tahirit në ballkonin e shtëpisë së tij dhe me duart në pranga në qeli të Adriatik Llallës, kryeministri mendon se do ta kalojë “provimin” para BE dhe kancelares Merkel. Sajmir Tahiri shpëtoi me një arrest shtëpi, ndonëse e vetmja që parashikoi këtë vendim-pazar të dyshes Rama-Tahiri ishte Monika Kryemadhi. Ajo e tha para disa ditëve se pazari është që të bëjmë sikur të penalizojmë sa të kalojmë çështjen e statusit në fund të qershorit dhe me pas do të shpallesh i pafajshëm. Rikthimi i Sajmir Tahirit në PS, i pafajshëm nga gjykata, do të sjellë përplasje e përçarje në selinë rozë. Por duket se Edi Rama nuk ka se ç’të bëjë. Ajo që thuhet se mbetet peng i ish-ministrit, po vertetohet.

Kushedi se ç’ka Tahiri për kryeministrin!

SHKARKO APP