Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 22 zyrtarë të tjerë
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arrestuar mesditën e sotme. Burime nga Prokuroria thanë për “Koha Jonë” se shoqërimi në polici i kryebashkiakut u bë pas hetimeve për shpërdorim detyre, pasi janë konstatur shkelje.
Bashkë me Kryebashkiakun janë shoqëruar lëshuar urdhër arreste edhe 22 persona të tjerë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi. 8 prej personave janë arrestuar, ndërkohë që të tjerët janë shoqëruar ose janë shpallur në kërkim.
Rreth orë 18:00 Drejtori i policisë së Lezhëz Ferdinand Mara dhe Drejtori i Krimit Ekonomik në këtë bashki Lufti Minxhozi kanë dalë sot në konferencë për shtyp lidhur çështjen e mashtrimit me pronat në Shëngjin, për të cilën ka patur një valë arrestimesh sot, me stë cilëve ka rënë në pranga edhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj.
Drejtori i Policisë tha se numri i të arrestuarve ka shkuar në 12, ndërkohë që janë shpallur në këkrim 11 perdona.
VIDEO/POLICIA E LEZHES JEP DETAJE PER OPERACIONIN
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2129480080671685/
Ky është operacioni më i madh që është zhvilluar ndaj zyrtarëve publikë vendorë. Thuajse gjithë struktura drejtuese e Bashkisë së Lezhës, duke nisur nga kryetari, nënkryetari, Drejtori i Hipotekës dhe juristët janë arrestuar, ose janë shoqëruar për verifikime në komisariatin e Lezhës këtë mesditë. Sipas Prokurorisë, të gjithë zyrtarë të lartë dhe punonjës të Bashkisë dhe të Hipotekës së qytetit dyshohet se janë pjesë e një grupi që përmes falsifikimit ka tjetërsuar pronat në bregdet.
VIDEO/MOMENTI I ARRESTIMIT TË KREUT TË BASHKISË
Pak ditë më parë katër ish punonjës të bashkisë së Lezhës dhe të Hipotekës janë paditur pasi akuzohen se kanë kthyer pronën e shtetit në një tokë private.
INFORMACION PARAPRAK/EMRAT E TË ARRESTUARVE DHE TË SHPALLUR NË KËRKIM:
1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.
2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë
3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë
4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.
5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,
6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.
7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.
Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:
1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.
2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë
3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.
4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.
5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.
5 parcela toke të sekuestruara
Parcela e parë e tokës së sekuestruar, 25 mijë e 296 m2
Burime: Parcela e 2-të e tokës së sekuestruar, 16 mijë 107 m2
Burime: Parcela e 3-të e tokës së sekuestruar, 7 mijë 382 m2
Burime: Parcela e 4-të e tokës së sekuestruar, 210 mijë 306 m2
Burime: Parcela e 5-të e tokës së sekuestruar, 13 mijë 730 m2
Kujtojmë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë operacione për pronat. Më 17 shkurt të këtij viti ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi nga Lezha se do të nisnin hetimet lidhur abuzimet me pronat që janë bërë në këtë qark, kryesisht në vijën bregdetare.
“Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”,- tha në atë kohë Xhafaj.
Lajme të tjera për këtë argument:
Gazeta e PD: Kryeministri filloi arrestimet e opozitës PD
Njoftimi zyrtar i Policisë: Ja përse akuzohet Fran Frrokaj