Lajme kontradiktore për arrestimin e terroristit Najim Laachraoui

Është arrestuar në zonën Anderlecht të Brukselit Najim Laachraoui, i shumëkërkuari për sulmet e Brukselit, e dhanë lajmet në fillim, por tani rezulton se nuk eshte kapur nga policia.

Një bashkëpunëtor i dyshuar për sulmet në Bruksel është arrestuar nga policia në Belgjikë. Disa media belge thanë se ai ishte Naim Lakrua, personi që duket duke ecur bashkë me vëllezërit kamikazë në aeroportin Zaventem. Më pas lajmi u përgënjeshtrua dhe informacionet për identitetin e personit të kapur, mbeten të paqarta. Kalid dhe Brahim el-Bakrua ishin autorë të dy shpërthimeve në aeroport. Para se të kryenin atentatin kamikaz, ato u filmuan nga kamerat e sigurisë bashkë me Naim Lakrua, i cili doli nga aeroporti i qetë. Vendndodhja e tij është ende e paqartë.

Policia publikoi dje foton duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, ndërsa sot u mësua emri i tij.Sipas RTBF, Najim Laachraoui, 24-vjeçari xhihadist, është pjesë e grupit të sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Paris.

Mediat belge thonë se 24-vjeçari është rritur në Bruksel në lagjen Schaerbeek dhe ishte shumë i njohur për policinë. Ai besohet se ka udhëtuar në Siri në 2013 dhe mendohet se është një ndër njerëzit kyç për rekrutimin e të rinjve për xhihad në Bruksel.Në 2014 ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, por mesa duket kjo nuk e ndaloi të kthehej në Belgjikë. Që prej dhjetorit policia ishte në kërkim të Soufian Kayal, emri me të cilin njihej Laachraoui. Televizioni shtetëror RTBF thotë se ai mund të jetë një nga prodhuesit e bombave që u përdorën në sulmet e Parisit

ADN-ja e tij ishte gjetur në shtëpitë e përdorura nga atentatorët e Parisiti vitin e kaluar, kanë thënë prokurorët.

Ai ka udhëtuar drejt Hungarisë në shtator me të dyshuarin kryesor të atentateve të  Parisit, Salah Abdeslam.Nga tre shpërthimet, 2 në aeroport dhe tjetri në metro, humbën jetën 31 persona dhe mbi 200 mbetën të plagosur.

SHKARKO APP